Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

BEN BLUSHI NË KOHËN E VET Nga Mitro Çela

Ben Blushi: Haber I ditës! Në letërsi për “Kandidatin”? Normale. Në politikë? Zhurmues. Por për çfarë kuvëndon Blushi? Së pari. Kërkon që Rama të zgjidhet të Kongres. Nuk e kundërshton askush. Përjashtim bën I zoti I punës: Kryeministri. Po si kundërshton? “Me heshtjen e vet”, po të huazojmë një frazë të Bamir Topit. Në shesh të burrave dalin dishepujt.
Argumenti. Rama ka fituar 1 milionë vota. Sipas dishepujve: Fituesi nuk paragjykohet. Kur e do populli, për inerci e do edhe partia. Marshalla!
Kjo tezë ha debt. Helmut Kohl, kur ishte kancelar, arriti një fitore historike: Bashkoi Gjermaninë. Por Kohl u votua brenda partisë sa u “lodh”. Pas fitoreve janë votuar me “okë” edhe Margarit Theçer; edhe Toni Bler. Pse të bëjë përjashtim Edi, ynë,- pyet Blushi.
Rama e ka kthyer PS-në në çiflig?! Thotë Blushi. Dhe vazhdon arsyetimin: Po u bë partia çiflik, kryeministri synon ta bëjë edhe mëmëdhenë çiflik. E rëndë për një republikë parlamentare.
Blushi bën kritika me “sopatën e Dardharit” për punët e Ramës si kryeministër. Dështim me taksidarët. Katastrofë me doganierët. Katran me tenderimet. Llum me konçesionet. Beter me taksat. Mavri me investimet. Kuje me borxhin publik. Zero me xhufkë në punësim.
Gjuhë e e rëndë. “Helm” Berishe. Analistët pyesin Blushin: Bën opozitë apo oponecë? Mendoj: Blushi me kritikat e ka kaluar të drejtën. Dhe kur e drejta kapërcehet, ajo emigron,- ka thënë Sokrati. Po të tregonte edhe ndonjë të mirë, Blushi do të ishte më bindës. Po a ka? Sigurisht. Meritë e Ramës është reforma administrative. Nga 400 e kusur bashki e komuna, mbetën 61 bashki. Meritë është edhe larja e borxheve të bisesmenëve. Nuk do harruar edhe llustra që po marrin qytetet. Shkelqen Korça. Po ndryshon qëndra e Kavajës. Po kështu Berati.
Blushi do e sfidojë Ramën në Kongres. Po në se e hedh nogdaun? Kush do bëhet kryeministër? Përgjigja më e thjeshtë: Fituesi I duelit. Këtë shkruan edhe statute I Partisë Socialiste. Por ja që Kongresi socialist ka dy standarte. Fiton Rama. Vazhdon punën në qeveri. Fiton Blushi. Ankth. Harrohet statute. Nis debate. Si mund të bëhet kryeministër Blushi, kur votat në popull I ka fituar Rama?
Blushi thërret përvojën ndërkombëtare. E gjen në Australi. Në zgjedhje fitoi Toni Abot. Pas ca kohësh u bë Kongresi. Në duel u fut ministri I komunikacioneve Malcom Turnbull. Fitoi. Mori edhe nishanë e kryeministrit.
Por Shqipëria qënkërka ndryshe, sipas dishepujve të Ramës. Ka rrugëzgjidhje, që siç thotë populli, mishi të piqet dhe helli të mos digjet? Sigurisht. Statuti ka fuqi nga Kongresi në Kongres. Gjatë punimeve të Kongresit, mund të ndryshohet. Neni-sot…Kryetari I partisë, bëhët kryeministër. Neni-nesër. Ndahet posti I kryetarit të partisë nga ai I kryeministrit…A nuk u bë ky ndryshim në vitin 1999, kur fitoi partinë Nano dhe bëri kryeministër Ilir Metën?!…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ksera arrestohet nga Berisha për të shpëtuar Saliun! Nga Spartak NGJELA

Next Post

“Bidaai”: Vdes Ranviri dhe Ragni martohet me dikë tjetër

Advertisement