– Përshëndetje, kam 11 vjet të ligjshme në Greqi me dokumente të sakta dhe jam 23 vjeç. Si ka mundësi që nuk më lejohet të aplikoj për pasaportë greke vetëm sepse nuk kam bërë shkollë? Kështu më thanë këtu… Ju lutem, Fatos, ma shpjegoni, kështu thotë ligji? Çfarë duhet të bëj?
Fatos Malaj: – I nderuar 23 vjeçar, më vjen keq t’ju them, por nëse nuk keni bërë shkollë, nuk mund të aplikoni si brez i dytë, ama mundeni si gjithë të tjerët që me 700 euro paravolo, të kaloni në komision, domethënë, politografisi. Kjo për arsye sepse keni 11 vjet qëndrim të ligjshëm në Greqi. Në këtë mënyrë, do të keni një mundësi për të patur pasaportë greke.