Përbërësit për dy vetë:

Peshk, 2 copë
Mollë majoshe, 2 copë
Presh (pjesa e bardhë), 2 copë
Vaj (mundësisht, vaj uliri), 3 lugë gjelle
Verë e bardhë brusko, 3 lugë gjelle
Koriandër e bluar, 1 lugë çaji
Kripë dhe spec djegës, sipas dëshirës
Limon, 1 copë
Hudhra, 2-3 thelpinj
Piper i zi, sipas dëshirës
Majdanoz dhe behare të tjera, sipas dëshirës.

Gatimi:
Peshkun e lajmë dhe e lëmë të kullojë. E kripim dhe i hedhim piper. E lëmë të marinohet për njëfarë kohe. Mollët dhe preshtë i lajmë dhe i lëmë të kullojnë. I presim mollët në 6 pjesë secilën, duke u pastruar farat dhe folenë. Preshve u presim vetëm pjesën e bardhë dhe i skuqim së bashku në tigan. Ndajmë limonin në disa pjesë të holla. Presim peshqit në disa vende në kurriz dhe futim atje limonin, specin, si dhe e spërkatim me koriandro. U hedhim përsipër vaj dhe i spërkatim me verën e bardhë. Bëjmë me letër alumini ca kutiza në masën e peshkut dhe i futim ata brenda. Në barkun e peshkut futim nga një thelb hudhër, pak piper të kuq, pak koriandro dhe rrënjë selinoje. Pranë peshkut vendosim mollët dhe preshin. Edhe ato i spërkatim me verë dhe me vaj ulliri. I pjekim në furrë në temperaturë 200 gradë për afro gjysëm ore. Kur i servirim, i zbukurojmë me gjethe majdanozi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *