– Jetoj me prindërit e mij prej vitesh dhe ju kam shërbyer gjithë jetën, sepse e kam për detyrë dhe i dua shumë. Kam sakrifikuar dhe jetën time private vetëm e vetëm që të mos u mungojë gjë atyre, sepse e ndjeja si detyrim pasi më rriten. Kam dhe vëllain, por ai nuk është se investon shumë në këtë pikë. Ndaj për këtë arsye dua të diskutoj me ju, si ju duket që babai le testament që kur të mos jetojë më, shtëpia të jetë totalisht e vëllait! Jam prekur shumë nga ky gjest, sepse në atë shtëpi kam investuar më shumë unë. Dhe kur i thashë me të urtë, më tha ti do martohesh do ikesh tek burri. Zakoni i shqiptarit e do që të jetë djali ta gëzojë këtë shtëpi. U ndjeva sinqerisht e përjashtuar nga familja dhe nga gjithçka. Unë jam në një moshë që duhet të isha e martuar, por në fakt kam sakrifikuar dhe në këtë pikë pasi prindërit e mij kanë vuajtur shumë dhe nuk jam larguar për asnjë moment nga ajo shtëpi për t’ju qëndruar afër. Tani ndihem vërtetë pa shtëpi… Nuk di si të veproj?
Advertisement