– Doktoreshë Mira i kam hundët gjithë kohën të bllokuara dhe mezi mbushem më frymë. Shkova tek alergologia e lagjes dhe më tha “nuk je për mua”. Kam sekrecione dhe hundët më skuqen. Për më tepër, më dhembin edhe veshët. Çfarë më këshilloni, ju lutem?
Dr. Mira Xhixha, alergologe: – I/e nderuar lexues, me të dhënat që shkruani, mendoj se duhet të bëni një vizitë te një mjek alergolog specialist dhe një mjek otorino-laringolog (ORL) për të përcaktuar shkakun e shqetësimit tuaj. Pasi ta bëni këtë, do të bëhet trajtimi i saj dhe do të shëroheni. Në qoftë se ky shkak është alergjik, do të merrni kurimet nga mjeku alergolog. Nëse shkak është diçka tjetër që ka të bëjë me ORL-në, atëherë do të vendoset trajtimi në varësi të llojit të shkaktarit. Me kaq pak të dhëna dhe pa bërë viziten e duhur te mjeku drejtpërsëdrejti, nuk mund të përcaktojmë se çfarë diagnoze keni.