Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Nuk ndaloj dot së ngrëni

– Ju lutem instruktor, më thoni një dietë apo një mënyrë që të shmang të ngrënin. Ha tmerrësisht shumë dhe pa u kontrolluar. Po kaloj edhe një periudhë stresuese, por dua të shmang të ngrënin dhe nuk po arrij dot ta bëj këtë gjë. Bile, kam filluar të mbaj ushqime edhe në dhomën e gjumit. Jam 25 vjeçe dhe më duket vetja si lopë.

Mario, instruktor:  – E nderuar vajzë, vetë fakti që ju jeni e mërzitur me shëndetin tuaj, duhet t’ju shtyjë që ta kontrolloni veten në të ngrënë. Nëse jeni e stresuar, përse duhet ta nxirrni stresin duke ngrënë? Të ngrënit nuk ndikon shumë në uljen e stresit, por e shton më shumë atë, kur shikoni që po shëndosheni. E ngrëna të ndihmon të ulësh stresin, por gjithmonë kur hani shëndetshëm dhe mbani regjim ushqimor, jo duke konsumuar si të babëzitur. Unë do t’ju këshilloja të regjistroheni në një kurs kërcimi, në një palestër, ose ndonjë lloj sporti që ju pëlqen, zumba etj. Kjo është mënyra më e mirë për të larguar stresin, si edhe për të ardhur në formë. Ndërkohë, ndiqni disa rregulla të cilat unë i quaj të arta, kur ju vjen dëshira për të ngrënë pa kontrolluar, siç më shkruanit.

– Në momentin kur ju jeni shumë e mërzitur, gjë të cilën e kompensoni me ushqim, merrni një shoqe ose shok në telefon dhe dilni e pini një kafe me pak sheqer sepse kam përshtypjen se ju konsumoni dhe në oraret që nuk janë vaktet për të ngrënë. Domethënë, përveç vakteve që duhet t’i konsumoni sigurisht, në raste të tjera, shmangni ngrënien e tepruar.

Advertisement

– Në atë moment kur dëshironi të hani, ose shkoni në palestër, ose zëreni kohën me ndonjë punë e cila mund t’ju hutojë dhe jua largon dëshirën për të ngrënë. Përqendrohuni në atë që po bëni ose dilni një shëtitje sepse kjo do t’ju mbajë larg kuzhinës. Në këtë mënyrë, dalëngadalë uria do të largohet dhe ju do të qetësoheni. Evitoni ngrënien e ushqimeve me shumë kalori, mos mbani ushqime në dhomën e gjumit, hani vetëm në tavolinë dhe mos hani në këmbë e shpejt e shpejt sepse kjo e fundit shndërrohet menjëherë në dhjamë. Shmangni totalisht fast-foodet, patatinat, ushqimet e përpunuara, brumrat dhe mos e teproni me ëmbëlsirat. Nëse nuk e shmangni dot urinë, nëse nuk është vakti që duhet ngrënë, por diçka e ndërmjetme, hani ndonjë frut, ose bëni një sallatë të madhe jeshile me peshk ton dhe konsumojeni avash, në mënyrë që të ndiheni e ngopur shumë shpejt dhe të mos ju shkojë mëndja të merrni dhe ndonjë gjë tjetër shtesë. Një mënyrë tjetër: gjatë kohës që jeni e stresuar, përtypni një çamçakëz, sepse ka pak kalori dhe ju pakëson oreksin. Megjithatë, mënyra më e mirë është ai që ju thashë më sipër, regjistrimi në një aktivitet sportiv. Ky i fundit do t’ju ndihmojë të arrini formën që dëshironi, të disiplinoheni në të ngrënë dhe të largoni përgjithmonë stresin.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Next Post

Si të ruani dëshirën nga mosha 30-55 vjeç?

Advertisement