Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ish-i dashuri më injoron

– Jam e dashuruar me një djalë dhe pas 6 muajsh lidhjeje, ai më thotë: “Dua të ndahemi, se nuk jam i dashuruar me ty”, ndërkohë që gjer tani më ka lënë përshtypjen se më dashuron. Unë e marr shpesh në telefon, i dërgoj mesazhe sepse nuk dua të ndahem, por ai nuk më përgjigjet fare, më injoron dhe kjo më bën të ndihem shumë keq. Si të veproj, ju lutem?

Borana Marku, psikologe: – Është shumë e thjeshtë, lëreni të lirë, nuk ia vlen ta ndiqni nga mbrapa kur vetë ai jua ka thënë troç që nuk ju dashuron. Pse duhet ta torturoni veten kaq shumë për dikë që ju ka lënë dhe nuk do të jetë me ju. Mund t’ju dukem e ashpër, por me veprimet që bëni, vetëm sa ulni akoma më shumë “imazhin” tuaj përballë tij. Sa më shumë ta përndiqni, aq më shumë ai do t’ju injorojë. Shumë meshkuj janë si hija; po ta ndjekësh nga mbrapa, ikën dhe, kur i ikën, të ndjek. Bëhuni e fortë, se nuk mbaroi jeta për një mashkull. Duhet të mësoni t’i lini gjërat të ikin, aq më tepër kur nuk duan të jenë pjesë e jetës tuaj. Në momentin që do ta lini të lirë atë, të reshtni së kërkuari atë person, do të filloni të ndiheni më mirë me veten tuaj, më e qetë. Injorimi që ju bën ai, ju bën të ndiheni akoma më keq. Qëndroni krejt indiferent dhe mbylleni atë derë përgjithmonë. Mund të ndodhë që pikërisht pas këtij veprimi ai t’ju vijë nga mbrapa, por nga ana ime do t’ju këshilloja ta hidhni pas krahëve dhe ta injoroni siç bën ai me ju. Në momentin që mbyll një derë, të hapet menjëherë një derë tjetër. Meriton të të duan dhe të respektojnë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (1) View Comments (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Më duket sikur më gjykojnë

Next Post

Arilena Ara: Nuk rend pas lumturisë, thjesht jetoj me të!

Advertisement