Urime nga unë Flamur Bërdëllima për ju:

– Respekti për ty i dashur Shaban Murati, është i çertifikuar prej 3-4 dekadash. Të ndjek vazhdimisht në analizat e tua. Dhe kur ka kulminacione të tilla, si ajo për çështjen çame, botuar të hënën e shkruar dt. 20/072015, sinqerisht më lumturojnë. Ja si një gazetar hap horizonte për politikën! Të përqafoj fort Shabani.

– Psikobiologët, e shpjegojnë me lehtësi, mekanizmin që quhet “okordi i kohës”. Që do të thotë se pas një kohe fiks të caktuar, (muaj, javë, vite! Ty të shkon mendja dhe të merr malli për një njeri. Dhe ja… erdhi ky “akord” për ty i dashur Arben Nuri. Cfarë bën? Si është babai, fëmijët? Ti, me atë qetësinë tënde, që na dhe leksion të gjithëve, kur punonim në Turqi dhe më pas! Të përqafoj fort i dashur Beni!

– Sa herë që del në ekran, i dashur Dr. Zenel Sulaj, mbushem me një gëzim fëmije. Ti, shoku i dikurshëm i shkollës “Skënderbeg” je bërë sot një nga figurat qëndrore të mjekësisë shqiptare, në një fushë kaq delikate, siç është Sida, si thotë Populli. Më pëlqeu sa i përkushtuar je. Me daljet televizive dhe në kurimin praktik. Të uroj gjithë të mirat, shoku im i vjetër. Ndihem kaq krenar për ty! Urime!

– I dashur Marko Bello! Pashë emrin tënd tek “Akademia e Biznesit” aty në Laprakë. Si pedagog. E konfirmova edhe me Ylberin. Dhe i thashë atij çfarë ndjeja për ty. Unë që të njoh, qysh në Rumani, në vitet 91-92, e di çfarë djali je. Në fushë të dipllomaciës dhe jo vetëm, nuk kanë ndonjë gjë ma tepër ata që kanë mbaruar në Jelli apo Harvard. Jam i sigurt për këtë… Ti e di pse! Të uroj fort, miku im i vjetër Marko Bello!

– I dashur Nard Ndoka, me dt. 21/07/2015, miku jot Nikollë e kishte hapur gazetën me foton ku ti shpalleshe Akademik Nderi nga Universiteti “Kostandini i Madh”. Të uroj nga zemra, dhe dua të pij një kafe me ty, për këtë ngjarje, po ku? Ti je bërë i pakapshëm për mua. Lum si Blendi që të gjen, dhe ti flet e flet për pushimet në Dubai… Gjithësesi, urime nga zemra, Nardi, me shpirt të madh! Dhe… mos harro sportin!

– E dashur Lindita Nikolla, Ministri e Arsimit dhe Sportit! E degjova plot vemendje draftin që paraqite për arsimin e lartë, në Parlament, në dt. 21/07/2015. Si qytetar dhe Arsimtar po të them, se është gjëja më e mirë që ke bërë, që kur ke shkuar në atë detyrë. Shumë miqësisht, po të them, falenderoje stafin e specialistëve plot vizione, që punuan mbi të. Nga ana tjetër, nëse e lexon Kur’anin, pejgambere të rreme ka patur dhe do ketë. Te çdo niveli. Kështuqë tymi drejt… Urime nga zemra!

– I dashur miku im Adrian Take! Rezultatet kaq të qëndrueshme te “Skenderbeut”, (më vite, përfshi edhe ato të tanishmet në arenën ndërkombëtare), kam bindjen se kanë brenda, të shkrirë, si një materie unike edhe një shpirt ideal dhe kaq fisnik, siç është yti. Unë do thosha, madje Xixëllues, po ti i ke inat këto përcaktime. Gjithësesi, me këmbë në tokë, të uroj për imazhin që po i ofron “Skënderbeu”. Shqipërisë në futboll, në arenën ndërkombëtare, ku tani luajmë si të barabartë, me shumë e shumë, që dikur i kishim vetëm ëndërr. Dhe mos harro… Pik-AL!

– Siç çun nga Kelmendi, dhe që drejton emisionin “Hapësire e Blertë” në T.V.Sh. quhesh Marash Mirashi. Të njeh dhe respekton, pothuaj e gjithë Shqipëria. Bahskë me Esatin, bini copëza jete, plot oksigjen në ekran. Tani që vjen andej nga liqeni për sport, më bind se brenda shpirtit, ke një dritë të bukur. Atë të dashurisë për jetën, me një nur të brendshëm, siç sporti i përditshëm, pak e pak ta jep! Urime mik!

– I dashur Armando Duka! Ja, pse je vëllai i mikut tim të shtrenjtë Agron, po të bëj këtë urim. Këtë urim që ka të bëjë me emblemën tënde të përceptimit të gjërave. Kjo emblemë quhet: “Me këmbë në tokë”. Sa më ngroh kjo, dhe sa do të doja të kishte impakt të fortë në ndeshjen me Danimarken, dhe me ty. Urime nga zemra!

– I dashur Tan Dulaku! Pas një njohjeje kaq vjeçare me të tre ju (Adin, ty, Gencin), jam në gjëndje të çertifikoj se në mardhënie me jetën dhe njerëzit, pavarësisht viteve që shkojnë, “nxirrni” gjithnjë sythe të blerta. Dhe nuk di ku t’ju uroj për nga mirësia, pavarësisht se Adi është dobësia ime. Por, këtë urim e kam për ty Tani, që luan sport andej nga Liqeni. O Zot, ç‘gjë e mrekullueshme. Të uroj të jesh besnik i lëvizjes së shpejt ritmike, deri në fund të jetës! Të përqafoj!

– Me ty deputeti Bedri Hoxha,mund të kem, (dhe kam) këndvështrime të ndryshme për të njëjtat dukuri. Kjo është normale. Ndërkohë unë nuk rri dot pa të shprehur respektin tim, që brenda PD-së nuk je një numëror i bindur, që mendon siç mendon Kryetari. Për këtë të uroj. Idetë nuk janë pronë e askujt. Ndërsa për zemrën, ta kam provuar në Klos, vite më parë. Të përqafoj, dhe puth fëmiëjt!

– Rezultati 4-2, në favor të Kukësit, ngriti peshë zemrat e shqiptarëve! Safet! Si shumë të tjerë, kisha një parandjenjë se do të ndodhte kështu. Sepse, ata që të njohin, e dinë se ti je simbol i sfidave të mëdha. Cfarë emri të bukur po i jep Shqipërisë, në fushen e Sportit! Dhe nuk është hera e parë. Urime miku im i shtrenjtë, dhe të fala Kevinit, që do jetë rritur goxha!

– Gazetarët televizive, me të drejtë, këto kohë kanë sjellë në ekran, njerëz që kontribuojnë për Turizmin. Më thënë të drejtën, ca fytyra përsëriten deri në bezdi, po kjo është temë tjetër. Sot, dua të uroj një njeri punëtor, me plot rezultate sidomos në Kroaci, siç është Hamdi Tafaj. Një njeri plot vlerë, dhe modest, me gen, po që i flet puna. Të uroj shumë Din i dashur, dhe u bëmë për mall. Puthi fort fëmijët.

– “Fisnik mes kombeve”. Kjo ishte dekorata, dhënë nga Izraeli, familjes së minsitrit Edmond Panariti. Të uroj dhe gëzohem dyfish Mondi, sepse edhe ato që kam shkruar për ty në librin tim, kanë të bëjnë pikërisht, me Fisnikërinë, aq shumë i nevojshëm në mjedisin tonë social. Edhe një herë: Urime nga zemra!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *