Ne i lajmë rregullisht çarçafët, peshqirët, këllëfët e jastëkëve, etj., por jastëkun vetë e harrojmë. E pra, ky është objekti ku vëmë kokën çdo natë dhe këllëfi nuk na mbron nga bakteriet e akariet! Ekspertja e higjienës, Liza Akerlei, ka botuar në gazetën “Daily Mail” disa këshilla për të mësuar momentin se kur duhet larë jastëku: “Ju mund të kuptoni nëse ai është plot me djersë, ose gjëra të tjera, nëse, kur e vini në parakrah, ai bie në të dyja anët. Djersa, pështyma, qelizat e vdekura të lëkurës dhe lëngje të tjera trupore e bëjnë atë të bjerë anash. Jastëku normalisht duhet të qëndrojë drejt”. Në teori, ne duhet ta lajmë jastëkun dy herë në vit dhe për këtë, zgjedhim programin “delikat” të lavatriçes. Shumica prej tyre lahen në 40 apo edhe 60 gradë, por disa, që janë me disa fibra speciale, duhen larë vetëm në 30 gradë celsius. Ata duhen lënë të thahen mirë para se t’i vëmë prapë në krevat, sidomos nëse janë prej puplash. Nëse jastëku juaj është zverdhur, ai nuk duhet larë, por duhet hedhur direkt në plehra, pasi është vjetëruar. Ju kujtojmë se jastëkët duhen ndërruar çdo 3 vjet.
Advertisement