Gërshetave nuk u ikën moda kurrë dhe mund të bëhen në çdo stinë, por duhet të dish ta përshtatësh këtë model në funksion të tendencave. Për të mësuar se cilat janë stilet më të bukura për të bërë gërsheta, ja disa frymëzime të marra nga vajzat më në modë të momentit:
1. Sharlizë Teron
Dy gërsheta që lidhen pas si topuz; ky është modeli i preferuar i Sharlizë Teronit.
2. Kara Delevinj
Me këtë gërshet të lëshuar, Kara Delevinj ka bërë bujë. Sekreti i saj? Përballë është një krehje tjetër, ndërsa pas është gërshet. Një lloj dualiteti që është pëlqyer shumë në rrjetet shoqërore.
3. Amber Hard
Amber Hardi ka përdorur gërshetin kurriz peshku për të bërë një topuz të lëshuar me volum XXL. Një bravo stilistes së saj!
4. Emi Shamer
Emi Shamer, humoristja që po bëhet e njohur në SHBA dhe gjithë botën, ka zgjedhur këtë gërshet të thjeshtë, të lëshuar, të vendosur me delikatesë mbi supin e saj.
5. Dovë Kameron
Dovë Kameron ka luajtur me diskrecionin me një gërshet, fundi i të cilit fshihet pas flokëve të saj të lëshuar. Model i bukur dhe femëror.
6. Lea Mishelë
Lea Mishelë ka nxjerrë në pah flokët e saj të dendur me këtë topuz të thurur, që nxjerr bukur edhe qafën e saj.
7. Ema Roberts
Ema Roberts ka zgjedhur një gërshet kurriz peshku. Një tendencë e fortë e verës 2013, që duket se vazhdon akoma.
8. Amanda Sifrid
Amanda Sifrid është e apasionuar pas llojeve të ndryshme të krehjeve dhe veçanërisht, pas gërshetave. Ajo ka guxuar të bëjë këta gërsheta të vegjël, të shtrënguar dhe të nisur që në rrëzë të kokës, që kombinohen me flokët e lëshuar. E gjithë krehja duket si një bisht i lirshëm.
9. Rita Ora
Rita Ora luan me kombinimin e stileve. Nga njëra anë flokë shumë të lëmuar, nga tjetra, gërsheta të hollë dhe të shtrënguar. Gjithi stili duket shumë futurist, sikur vjen nga e ardhmja.
10. Erin Fedherston
Kurora me gërshet është një model gjithnjë në modë dhe këtë e ka kuptuar mirë edhe stilistja Erin Fedherston.