Jo të gjithë e dinë rëndësinë që ka pastrimi i përditshëm i gjuhës. Mbi të mund të formohet një shtresë mbeturinash dhe helmesh, që duhen eliminuar, në mënyrë që këto substanca të dëmshme të mos hyjnë në qarkullim në trupin tonë. Ja pse çdo mëngjes duhet bërë pastrimi i gjuhës me një instrument të vogël prej çeliku inoks (ose bakri), që quhet pastrues gjuhe. Ky objekt është shumë efikas për eliminimin e helmeve. Nuk bëhet fjalë thjesht për pastrimin e gjuhës dhe hapësirës së gojës sepse i gjithë organizmi do të përfitojë prej saj. Ja, arsyet pse duhet të bëjmë pastrimin e përditshëm të gjuhës:

1. Lufton erën e keqe të gojës
Mbase nuk e kishit menduar më parë, por problemi juaj i erës së keqe të gojës mund të jetë i lidhur me mospastrimin e mirë të gjuhës. Lajmi i mirë këtu është se shtresa që mund të ketë gjuha eliminohet lehtë, falë pastruesit të gjuhës, të cilin duhet ta përdorni çdo mëngjes, për disa sekonda, për të hequr bakteret dhe qelizat e vdekura.
2. Çhelmon organizmin
E dinit që pastrimi i gjuhës bën pjesë edhe në teknikat e sugjeruara nga joga dhe ajurveda, për të pastruar organizmin nga helmet? Kështu pra, është mirë të eliminoni shtresën që vesh gjuhën para se të lani dhëmbët, të hani mëngjes, ose të filloni ditën, në mënyrë që helmet që gjenden mbi gjuhë, të mos hyjnë në trup.
3. Eliminon shtresën e krijuar mbi gjuhë
E keni vënë re se herë pas here mbi gjuhë krijohet një shtresë me ngjyrë si të bardhë, ose të verdhë? Gjatë disa ditëve, gjuha duket e pastër, ndërsa në të tjera formohet kjo shtresë. Formimi i saj mund të shkaktohet nga faktorë të ndryshëm, por zakonisht bëhet fjalë për një fenomen krejt natyral. Helmet, bakteret, myku dhe mbeturinat e ushqimit grumbullohen mbi gjuhë dhe ne mund ta ndihmojmë trupin tonë t’i eliminojë, pikërisht falë një pastrimi të përhershëm të gjuhës.
4. Ndjen më mirë shijen e ushqimit
Heqja e shtresës së pranishme mbi gjuhë do të bëjë të mundur që puprrat e shijes të hyjnë më mirë në kontakt me ushqimet. Në këtë mënyrë, do ta ndjejmë më mirë shijen e tyre. Ajurveda na mëson se, sa më mirë t’i shijojmë ushqimet tona, aq më mirë i tresim e i asimilojmë ato dhe kjo përmirëson shëndetin, si të aparatit tretës, ashtu edhe të organizmit në përgjithësi.
5. Mbron dhëmbët dhe mishrat
Me heqjen e baktereve dhe helmeve që grumbullohen në sipërfaqe të gjuhës, do të kemi edhe një shëndet më të mirë të gojës. Në veçanti, ndihmojmë dhëmbët dhe mishrat të jenë më të shëndetshëm. Bakteret që grumbullohen mbi gjuhë, mund të jetë përgjegjëse për pllakën, kariet dhe problemet e mishrave.
6. Masazh i organeve të brendshme
E dinit që gjuha mund të konsiderohet si një hartë shëndeti e organeve të brendshme? Ja pse shpesh mjekët u kërkojnë pacientëve t’u tregojnë gjuhën për të bërë një diagnozë. Duke vrojtuar gjuhën, falë një pastrimi të vazhdueshëm, mund të mësojmë më shumë për atë që ndodh në organizmin tonë. Nëse duam, me pastruesin e gjuhës, mund të stimulojmë dhe masazhojmë pikat që u përkasin organeve të brendshme, si në akupunkturë. Vetëm kujdes, pastruesi i gjuhës duhet përdorur me kujdes dhe pa shkaktuar dhimbje në gjuhë.
7. Ndihmon sistemin imunitar
Mbase nuk e dinit, por gjuha bën pjesë në vijën e parë të mbrojtjes imunitare të trupit tonë, së bashku me sekrecionet e pranishme në gojë, që përmbajnë substanca që vrasin bakteret. Pastrimi i gjuhës bën të mundur jo vetëm që helmet të mos thithen nga trupi, por përmirëson edhe funksionet imunitare të gojës.
8. Lehtëson tretjen
Sigurisht, gjuha jonë ka një rol të rëndësishëm në funksionet e aparatit tonë tretës. Në ajurveda, një tretje e mirë konsiderohet bazë për shëndetin e mirë. Tretja fillon pikërisht nga goja, falë enzimave tretëse që nisin transformimin e asaj që hamë, në mënyrë që substancat ushqyese të dobishme të thithen nga organizmi. Pastrimi i gjuhës aktivizon prodhimin e pështymës dhe, sipas ajurvedës, stimulon “agnin”, zjarrin tonë tretës, që ndihmon tretjen gjatë gjithë ditës.
9. Parandalon sinusitin
Sipas ajurvedës, problemet si sinusiti, mund të kenë lidhje me një higjienë të keqe të gjuhës. Nëse hunda bllokohet si pasojë e grumbullimit të mukozave, ajri e ka të vështirë të përshkojë kanalet e hundës dhe kështu, bakteret kanë tendencë të grumbullohen si brenda flegrave, ashtu edhe në hapësirën e gojës. Për të parandaluar sinusitin, ajurveda sugjeron të praktikohet pastrimi i gjuhës me pastruesin e saj dhe pastrimi i hundës me ujë fiziologjik.
10. Pastron trupin dhe mendjen
Në joga, pastrimi i gjuhës është pjesë e teknikave të pastrimit, të quajtura krija, ndër të cilat gjejmë edhe pastrimin e zorrëve dhe pastrimin e kanaleve të hundës, që e përmendëm më lart. Këto teknika pastrimi janë të mira si për trupin, ashtu edhe për mendjen, sepse i forcojnë ato duke eliminuar helmet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *