– Doktoreshë Albana, kam vajzën 13 vjeçe me puçrra në fytyrë e trup prej gati 2 vjetësh. Ato fillimisht iu shfaqën në kokë, më pas i zbritën në fytyrë dhe tani, së fundmi, i ka edhe në trup. E kam vizituar në disa klinika me dermatolog, por vetëm sa përmirësohet për një periudhë të shkurtër e më pas vazhdon e njëjta gjendje. Janë puçrra të vogla dhe pak me qelb. Ju lutem, më sqaroni, nga i ka këto probleme e ku dhe si mund t’ju kontaktojmë? Me respekt, babai i Edonës. Faleminderit.
Dr. Albana Lufi, Ph.D in Dermatology: – I nderuar zotëri, përshëndetje! Në lidhje me problemin që shkruani duhet të saktësohet nëse puçrrat janë që në fillim të infektuara apo infektohen më vonë. Nëse janë që në fillim me qelb, mirë do të ishte të bëhej antibiograma në elementet pustuloze dhe pastaj të fillohej mjekimi. Nëse puçrrat bëhen me qelb më vonë, duhet të bëhen analiza të ndryshme për të gjetur origjinën e tyre. Mirë do ishte ta shikoja nga afër vajzën tuaj. Meqë dëshironi, adresën e klinikës po jua shkruaj më poshtë: Klinika Dermatologjike dhe Estetike Dermovita ndodhet në rrugën Hoxha Tahsim 200 m. mbi sheshin Avni Rustemi (ose Pazari i Ri), përballë Optika Romës, kati i II. Orari i vizitave është çdo ditë nga ora 16.00-19.30 dhe të shtunën ora 10.00-16.00. Për informacion të mëtejshëm ose për të lënë orar takimi, telefononi në këta numra: 0694061001 dhe 0664061001.