Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si t’i mbulosh thinjat me metoda natyrale?

Si t’i mbulosh flokët e thinjur pa përdorur bojërat ose pa vajtur në parukeri? Ne do t’ju propozojmë disa metoda natyrale me bimë ngjyrosëse. Ngjyrosja me bimë, siç është kënaja, ka nevojë për një kohë aplikimi pak të gjatë për të mbuluar thinjat. Këshillohet, pra, ta lësh të veprojë për të paktën dy orë, para se ta lash kokën. Ja, disa mënyra që nuk i dëmtojnë flokët dhe me të cilat mund të mbuloni thinjat…

 

  1. Amla

Me bimën e Amlës, përftohet një pluhur bimor kurues dhe ngjyrosës, i përdorur sidomos nga gratë indiane, për të forcuar flokët dhe gjallëruar ngjyrën e tyre. Mund të përdoret vetëm, e përzier me ujë të vakët, ose bashkë me kënanë, për të pasur rezultat më të dukshëm. Masazhojeni amlën apo vajin e amlës mbi lëkurën e kokës për të nxitur rritjen e flokëve, stimuluar rrënjën dhe për të përmirësuar pigmentimin e flokëve. Pluhuri i amlës mund të blihet në internet.

Advertisement

 

  1. Kënaja

Kënaja (Lavvsonia inermis) është një pluhur ngjyrosës me origjinë bimore, i përshtatshëm për të mbuluar thinjat. Kënaja e pastër, e aplikuar mbi flokët e bardhë, jep tonalitete që shkojnë nga e arta, te ngjyra e bakrit. Kënaja mund të përzihet me pluhura të tjerë ngjyrosës, si indigoja apo ai i lëvozhgës së arrës, për të përftuar tonalitete më të errëta.

 

  1. Indigoja

Indigoja (pluhur i nxjerrë nga bima Indigofera) është një pluhur i përshtatshëm për lyerjen e flokëve dhe i aftë të mbulojë flokët e bardhë, sidomos nëse përziehet me kënanë. Këshillohet sidomos për ato që kanë flokë me ngjyrë të errët. Indigoja e pastër lyen me ngjyrë të zezë, me disa tonalitete ngjyrë e kuqe e errët, ose vjollcë dhe sipas ngjyrës që kanë flokët. Teknika më e mirë konsiston në përzierjen e kënasë dhe indigos, ose duke bërë më parë ngjyrosjen vetëm me këna dhe më pas, vetëm me indigo, sidomos nëse thinjat janë të shumta.

 

  1. Lëvozhga e arrës

Ashtu si kënaja dhe indigoja, edhe pluhuri i lëvozhgës së arrës është me origjinë bimore dhe ju mund ta gjeni në farmacitë me produkte natyrale. Mund të përziehet me ujë të nxehtë, për të marrë një si lloj kremi me të cilin ngjyeni flokët, për të mbuluar flokët e bardhë. Kështu, do të merrni tonalitete kafe të arta. Mund të përdoret edhe për të errësuar kënanë, duke e përzier me këtë të fundit.

 

  1. Alcanna

Alcanna është një pluhur bimor, i marrë nga rrënjët e bimës Alcanna tintoria dhe i lyen flokët me ngjyrë të kuqe të errët. Ajo përdoret për të rigjallëruar ngjyrën e flokëve dhe për të mbuluar thinjat. Mund të përziehet edhe me kënanë, apo lëvozhgën e arrës, për të marrë ngjyrën e dëshiruar. Duhet përzier me ujë të nxehtë, ose me çaj të fortë, për të përgatitur një krem që shtrihet mbi flokë.

 

  1. Rozmarina

Erëzat që përdoren në kuzhinë mund të përdoren shumë mirë edhe për të lyer thinjat. Në këtë rast, mund të përdoret një çaj i përqendruar me rozmarinë si shpëlarës për flokët pas shampos, pasi ai të jetë ftohur. Gjithashtu, vaji esencial i rozmarinës, përveçse stimulon rrënjët e flokëve dhe qarkullimin e gjakut, mund të masazhohet në lëkurën e kokës për të parandaluar zbokthin dhe rënien e flokëve.

 

  1. Maskë e përgatitur vetë

Me maskat për flokët ju mund të evitoni bojërat kimike dhe të mbuloni flokët e bardhë. Në shitje ka shumë produkte të këtij tipi, por dijeni se mund ta përgatisni vetë këtë maskë duke blerë përbërësit bazë dhe duke ndjekur recetën e duhur. Duke përdorur pluhurat ngjyrosës të përshtatshëm, mund të merrni tonalitetin që u afrohet më shumë flokëve tuaj.

 

  1. Vaji i kokosit

Nëse flokët tuaja kanë filluar të thinjen shumë herët, mund të provoni të rigjallëroni tonalitetin dhe të ngadalësoni procesin e plakjes, duke aplikuar mbi lëkurë dhe flokë një përzierje të përbërë nga vaji i kokosit dhe disa pika vaj limoni. Falë kësaj, do të keni flokë më të shëndetshëm dhe brilantë në mënyrë të natyrshme dhe, duke e aplikuar vazhdimisht, mund të maskoni thinjat e para.

 

  1. Çaji i zi

Çaji i zi, i pasur me pigmente dhe substanca antioksiduese është i dobishëm për të rigjallëruar ngjyrën e flokëve dhe për të maskuar thinjat e para. Mund të aplikohet mbi kokë, pasi të jetë ftohur, duke u lënë të veprojë për një orë, para se t’i lani me shampo, ose mund ta përdorni për shpëlarjen e fundit.

 

  1. Sherebela

Me sherebelën mund të përgatitet një çaj i fortë për t’u përdorur te flokët para larjes, apo si shpëlarje e fundit. Përdorimi i saj i rregullt mund të rigjallërojë ngjyrën e flokëve dhe të nxijë flokët e parë të bardhë që me kalimin e kohës mund të marrin një ngjyrë të artë, duke fshehur, të paktën pjesërisht, praninë e tyre.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Fordi do të nxjerrë makinën e re elektrike

Next Post

Spartak Ngjela: Kur do të lodhen shqiptarët?

Advertisement