Bes kallakuPas shoferit të taksisë, duket se tani e ka radhën Besi i “Portokalli”-së që të bëjë tatuazh në trupin e tij fytyrën e një politikani. Ndërkohë që i pari bëri tatuazh portretin e ish-kryeministrit Berisha, Besi ka bërë tatuazh në gjoksin e tij portretin e Nard Ndokës. Ky i fundit është vënë shpesh “në lojë” duke u bërë qendra e batutave që qarkullojnë nëpër rrjetet sociale, për shkak të mënyrës si shprehet, por Besi duket shumë entuziast për tatuazhin e bërë, gjë që e ka shprehur hapur edhe në faqen e tij në Facebook: “Tattoo-ja më e re… Falënderoj Zotin që Nardi ekziston… E meriton Nardi… Olsi Clinic’Tattoo flm për realizimin”. Duke qenë se Besit zor t’ia besojmë të gjitha gjërat, hamendësojmë se edhe kjo mund të jetë njëra ndër shakatë e tij të radhës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *