Oficerët duke qënë të lodhur nga stërvitjet, per relaks, bëjnë gacmime seksuale ?! Udhëheqja e lartë e ushtrisë ka bërë denocime. Nuk janë marrë masa, sepse nuk ka pasur ligj. Prandaj oficerët kanë livadhisur, pa u hyrë gjëmb në këmbë?
Për të mos lejuar këtë turp për ushtrinë tonë si pjesë e NATO-s, ministria e Mbrojtjes ka hartuar një projektligj. Nenet e ligjit u diskutuan në Komisionin e Ligjeve. Domosdo foli edhe ministria, zonja Kodheli:
-Ngacmimet seksuale të oficerëve dihen. Me këtë ligj, synohet të mbrohet dinjiteti i ushtarakëve dhe figura e tyre.
Pasi llafosi ministria del pyetja: Kë ngacmojnë oficerët? Femrat përjashtohen, sepse ato janë si ujët e pakët në ushtri. Në se mungojnë femrat, oficerëve u bie të ngacmojnë meshkujt.
Dalim në tjetër debat. Disa oficerë bie te jenë gay. Ligjërisht pa zarar. Të drejtat e homoseksualëve mbrohen nga Kushtetuta. Ligji që ka dalë në fletoren zyrtare kohët ë fundit, dënon oficerët kur futin duart tek kolegët, pa u marrë leje?! Kjo do të thotë se pas kësaj ditë ushtrija jonë u bë më moderne! Hallall!
NGACMIME SEKSUALE NË USHTRI Nga Mitro Cela

