Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Mund të përdoret pastë dhëmbësh edhe për qentë?

– Kam një qenush të vogël, prej një viti tashmë. E laj e pastroj dhe është i shëndetshëm, por ajo që dua të di është se si mund t’ia pastroj gojën, pasi kur i afrohem, i vjen era. Më duket shumë e çuditshme… A mund të përdoret pastë dhëmbësh edhe te qentë?
– Pyetja juaj është shumë interesante dhe ne do ju japim shkurtimisht disa këshilla që japin veterinerët në raste të tilla. Së pari, në asnjë mënyrë nuk duhet të përdorni edhe për qenin apo macen të njëjtën pastë që përdorni ju. Pastat që përdorim ne janë toksike dhe mund t’i helmojnë kafshët. Duhet të interesoheni te dyqanet e kafshëve apo dhe klinikat veterinare për pasta dhëmbësh që janë posaçërisht për kafshët. Ata mund t’i bëjnë edhe një vizitë mjekësore qenit, për të parë nëse ka ndonjë problem shëndetësor që ia jep këtë erë të keqe në gojë. Kini parasysh të përdorni edhe ushqimet e duhura për të, sepse ka raste që ushqimet e shkaktojnë këtë aromë të keqe. Po kështu, shiten edhe lodra që janë për pastrimin e dhëmbëve të qenit tuaj e ka disa lloj biskotash që ndihmojnë në mbajtjen pastër të gojës dhe përmirësimin e aromës së gojës së qenushit tuaj. Gjithsesi, do ju rekomandonim të kontaktonit veterinerët për një konsultë më të hollësishme dhe më të saktë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Si ta mas shpejtësinë e internetit?

Next Post

Vigan Shehu: Jam kthyer te dashuritë e kaluara

Advertisement