Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Krijimet tuaja…

Ti Femër?!

Më dëgjo mirë Mari!
E di shumë mirë sa e pikëlluar, lënduar je sot e dashur ti,
E di, e di edhe që je e frustruar, zemëruar, dërrmuar, acaruar,
Dhe që thellë në shpirt je e copëtuar-copëtuar, revoltuar.

Po ashtu, e di Mari, që s’ke faj ti që jeton në këtë shoqëri.
Jetojmë në një shoqëri me orgjinë patriakale e di, e di ti,
Ku femra mund të konsiderohet si një objekt, po, po, objekt,
Objekt i cili mund të keqtrajtohet, nxihet, dhunohet, gjykohet.

Advertisement

E di Mari, që s’je femra e parë që rrihesh ti dhe ti e di, e di
Trajtimi i femrës barbarisht, ashpërsisht është një stuhiii,
E cila ka kohë që vazhdon të gjëmojë në qiellin tonë iii…,
Ka kohë që gjëmon e s’bën të ndalojë…

Po të lutem, e dashur Mari, ngrije zërin, ngrije zërin shpirt ti!
Ngrije zërin me sa forcë ke dhe lufto, lufto, lufto që taniiiii!
Lufto dhe mos u dorëzo, lufto së pari me veten tënde ti!
Pastaj “lufto” me vëllanë, babanë, shefin, shtetin…

Mos rri anash, mos ki frikë, mos u nënshtro
Mos u druaj kurrë o, por vetëm guxo dhe shpreso
Nxirr në pah forcën dhe virtytet e tua të shumta
Ato që kurrë në jetë të jetëve s’të kanë munguar

Femër: foshnje, nënë, grua, motër, shoqe…
Femër ti që gjithë jetën tënde me sakrifica u përpoqe,
U përpoqe me mish dhe me shpirt për një jetë të mirë,
Po s’e di vallë, realisht, sa do t’ia kesh arrirë?!

Është femra, je ti, vetëm ti, që sjell në jetë krijesa,
Je ti, vetëm ti, fisnikëri, bukuri, pa ty s’do kish jetesë.
Je ti që rrit fëmijë, fal vetëm dashuri, mirësi,
Je ti që mbjell fushat, menaxhon kompani.

Je ti që di të bësh projektligje, ligje në parlament,
Je ti që di të mbash me orë të tëra edhe kuvend
Je ti që di të drejtosh shtëpi, qeveri…
O Zot, sa shumë gjëra di të bësh vetëm ti, ti?!

Je ti, gjithë jeta vetëm ti, pa ty asgjë s’do kish kuptim.
Prandaj kurrë mos u trishto, zemra ime, ti, ooo
Mos u trishto se kurrë jeta s’të buzëqesh
Por përballo çdo gjë si gjithmonë, si një luaneshë!

Dallget e Jonit

Qetesia mbizotron gjithandej,
Në skajet e vendit tim
Bukuria mrekullon per mbrekulli
Sa dhe bota vendin tim e ka zili,
Sa do te doja te vazhdonte keshtu,
Kjo qetesi dhe bukuri.
Por jo nuk ndodh keshtu
Vjen nje dallge deti perplas gjithcka
Dhe ateher qetësia humbet
Largohet bukuria ne vendin tim.

Ku dhe bota komenton
Negativisht Atdheun tim.
Oh sa keq qe ndihem
Do te doja nje dallge deti te fuqishme
Ku çdo ligesi të vendit tim ta shkatrronte
Dhe si ne magji te fillonte perseri,
Qetesia dhe bukuria
Dhe une pa pasur turp pa ndronjtje te them
Ky eshte vendi im, Atdheu im
Qe quhet SHQIPERI. Leonard Thanasi.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

11 probleme që e vrasin jetën tuaj seksuale

Next Post

Njoftime nga Anglia & Italia...

Advertisement