E dini se pse…
E dini se pse është shpikur pianoja? Sepse deri në atë moment, muzikantët nuk kishin një vend ku të vendosnin birrën!
Teknologjia
Dy miq po bisedojnë me njëri-tjetrin:
– E di, javën e shkuar, në zyrë na instaluan komjuterat e rinj, shpikjet më të fundit të teknologjisë. Imagjino, vetëm njëri prej tyre mund të bëjë punën e 100 nëpunësve!
– Uau, e jashtëzakonshme! Po çfarë bëjnë ata konkretisht?
– Epo… nuk e di… sapo i ndezën, pushuan nga puna të gjithë punonjësit!
Profesioni i babait
Mësuesja e shkollës fillore pyet fëmijët me çfarë merrej babai i secilit.
– Babi im është mjek! – thotë i pari.
– I imi është shofer…
– Po babai yt, Beni, çfarë bën?
– Babai im ka vdekur!
– Po çfarë bënte para se të vdiste?
– Bënte: “Ah… ah… ah…”
Sipas një sondazhi…
Sipas një sondazhi, 50% e burrave të martuar kanë patur një lidhje jashtëmartesore. Imagjino, plot 50%! E di çfarë do të thotë kjo? Që, nëse nuk ke patur ti një lidhje të tillë, gruaja jote e ka patur, me siguri!
Dëshirat
Një grua e moshuar po qëndronte ulur para oxhakut, kur i del përpara një zanë që i thotë se ka ardhur t’i plotësojë tre dëshirat më të mëdha që ka.
– Dua që kjo shtëpi të bëhet e bukur, siç ishte njëherë e një kohë! – thotë gruaja.
U tha, u bë!
– Tani, dua të bëhem edhe një herë e bukur, siç isha në rini!
U tha, u bë!
– Dëshira ime e fundit është që maçoku im të shndërrohet në një Princ të Kaltër!
U tha, u bë!
Princi i kaltër i afrohet gruas dhe, duke e përkëdhelur butësisht, i pëshpërit në vesh: – Hë, çfarë ke, u pendove tani që më ke tredhur?
Profesorët
Dy profesorë të një shkolle të mesme, takohen së bashku në botën tjetër.
– Oh, çfarë lehtësimi! – thotë i pari. – Në krahasim me atë klasën e tmerrshme që kisha, parajsa është një mrekulli e vërtetë.
– Si? – thotë i dyti. – Po këtu nuk jemi në parajsë!
Shitet dyqani
Pronari i një dyqani, duke u gjendur në një situatë të vështirë financiare, vendos të shesë pjesën e prapme të dyqanit, ndaj shkruan në një letër: “Shitet pjesa mbrapa”. Gruaja, pa e vënë re letrën, ulet mbi të, vesh këpucët dhe del jashtë për të bërë pazar.
Një kalimtar, që ia shikon letrën e ngjitur nga pas, e pyet i habitur:
– Më falni, po pse shisni vetëm të pasmen?
– Epo, – përgjigjet gruaja, – sepse përpara punon ende im shoq!
(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)