Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Një letër për ty…

I shkruaj zemres… Edhe pse thone se koha hakmerret me harresë, dashuria ime per ty kurr nuk do te vdesë, dhimbje e madhe per mua do te ishte t’i harroja ditet me të lumtura të jetës sime. S’besoj se do të lëndohesh shume, ti ende s’e di çfarë është dashuria, ndaj s’munde ta kuptoje prushin e ndjenjave të mia. Edhe pse je larg, edhe pse je larguar me sy nuk te shoh, por me zemër të dua po të pres s’me vuajtje e me vaj, dashurinë tonë në zemër e mbaj! Kur mbi varrin tim te fillojë punimi, kur mbi kokën time te fillojë vajtimi, kur mbi varrin tim vendoset kurora, ateherë dije, e dashur, se per jete te harrova.
Ne kete nate te qete pran dritares qendroj, shikoj yjet ne qiell dhe vetem per ty mendoj nuk me duhet kjo jete nuk me duhet kjo rini, kur ste kam afer meje… Gjithmonë do te vuaj per ty dashuri, dashuri nuk thuhet kot fillon me puthje mbaron me lot. Dhe nëse kam lene diçka te ti, nje ndjenjë te vogel dashurie apo respekti, te lutem mbroje, mos e fshij nga kujtesa jote. Shume e rende jeta pa ty, sme ndalen lotet ne sy zemrat tona me s’bashkohen as keto plage me nuk sherohen. Nëse keta rreshta i lexon dhe shkrimin tim e dikton, vetem ne mua pak mendon dhe e di se zemra ime ende te do. S’kam besuar se me ike si era, s’kam menduar te jetoj pa ty, s’besoj se erdhi pranvera derisa s’pushojnë të lotojne keta sy. Nuk arrija te kuptoja pse kaq shume te doja. Nuk e kuptoja pse nuk flija dhe ne shtrat mendoja. Për ty, e dashur, shume po mendoj dhe asnjë çast nuk mund te harroj. Pse keshtu po ndodh as vetë s’po kuptoj, ndoshta bukuria jote aq shume po me terheq sa per ty mund te fal edhe këtë jete. Një dite kur te zgjohesh mos lag syte me lot dikush qe te tregon qe s’jam me ne kete bote, mos pyet si vdiqa por pyet si jetova si me kaluan ditet e fundit qe pa ty i kalova. Më premtove se gjithnje do te jesh pranë meje. Gjithmonë do t’i mbaj mend kujtimet qe i krijuam së bashku
Per ty qe s’e meriton kete shkrim! Per papjekurine tende dhe pakujdesine tende. Disa fjale qe po me ngelin ne fyt, per ty do t’i them.. Ti ishe dikur, nje mik i mire? Mund të të quajme te tille? Mbase… për ty, qe ke lënë gjurme ne zemren time, per ty qe ke pas deren e hapur ne thellesine e shpirtit tim, asnjë pengese nuk ke pas, gabim dhe vetem ti hija jote ka pas kete privilegj, ka pas kete shanc, HIJA JOTE, jo ti! Ka qenë thjesht nje hije kalimtare. E di… ne fakt sa isha e lumtur per ate hije, sado e hidhur qe ishte. Me mjaftonte kupton? Nuk pretendoja… me mjaftonte! Hija me ka rrite besoj, por gjithë besimet e mia sot koha m’i ka vertetuar, kanë qenë thjesht nje imagjinate, besoja me shume te ti sesa te vetja. Me kupton? Besoja me shume ne nje hije sesa në një ndjenje te sinqerte. Kam krijuar ne mendjen time ate iluzion qe leviz boten, sikur s’jetoja dot pa ate hije, por sot mund te te them pa frike shkurt, shqip dhe qarte, qe unë jetoj pa ate hije… Kam ul veten duke u krahasuar, por sot kuptoj se askush nuk mund te me ulin poshte, sepse ne radhe te pare vij unë, pastaj vjen ti… Me kupton? Isha e lumtur per çdo gje, sado e vogel, per çdo moment, per nje buzeqeshje te vjedhur, per nje “batutë” koti, per çdo fjale qe merrte jete nga goja jote… me kupton? Çdo gje ka nje shpjegim dhe unë ne fakt nuk arrij t’u jap shpjegime shume gjerave, pse valle? Ndoshta fajin s’e kam unë apo thjeshte ti e ke.. apo serish gabohem? Jo, me vjen keq. Tani nuk gabohem me. Hija jote me ka dhuruar jete, mendoje te kishe qenë ti, por tani kuptoj qe s’kam nevoje me per ate jete, sepse me ne fund, si një foshnje e vogel, u rrita dhe unë, krijova ato rrethanat dhe tani avash-avash eci vetë, vrapoj vetë, ne jeten time. Te thashë largohu? Jo, kurrë! Të kerkova te me qendrosh prane? Asnjehere… Sepse ai qe te do, e di vetë se kur duhet qendruar prane, me kupton? Unë gjithmone te kam kuptuar mjaft mire, gjithmone kam ditur të ta hijeshoja diten, kam ditur te te dhuroja ate lezetin e çastit, kam ditur të të beja te buzeqeshje, si nje yll i vogel qe te qendron prane… gjithmone… Te kam degjuar, te kam këshilluar, s’te kam kerkuar asgje, me mjaftonte te qendroja prane problemeve te tua, por tani nuk dua me. Me kupton? Tani po qe u jap vlera atyre momenteve, u jap vlera atyre sjelljeve te mia dhe jo te tuaja.. dhe me ne fund kuptova qe besimi ishte ne xhepin e gabuar. Tani çdo gje dua qe thjesht te mbesë nje hije, nje hije e bukur, nje kujtim, qe do t’ua tregojë ndoshta femijëve te mi, nje shpresë e vdekur, dua qe çdo gje te mos me shoqeroje me ne vazhdimin e jetes sime. Dua qe të të shoh te lumtur, po te kisha mundesi dhe zemren do te ta dhuroja qe ti te ishe i lumtur, por tani e di qe s’e meriton ate zemer, syte e mi do t’i jepja; e di qe do ishin ne duart e gabuara. Ti s’më meriton, me kupton? Keto fjale qe me kishin ngelur ne fyt ishin per ty dhe ti e di shumë mirë se për kë flas.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Njoftime nga Shqipëria...

Next Post

Unë dhe ti...

Advertisement