– Kam dëgjuar që nuk duhet t’i hedhim lëvorat e perimeve që hamë sepse janë të dobishme për shëndetin tonë. Unë doja të dija, a ka ndonjë perime apo frut të veçantë që ndihmon në rregullimin e qarkullimit të gjakut?
– Një studim i shkencëtarëve që merren me kërkime për shëndetin tonë, ka arritur në përfundimin se janë disa lëvore të cilat nuk duhet të hidhen, por duhet t’i konsumoni ose t’i përdorni për përdorim të jashtëm. Për shembull, lëvorja e patateve të reja, nuk duhet të hidhet. Siç është patatja e re, lajeni mirë, piqeni me pak vaj ulliri dhe konsumojeni ashtu. Kjo lëkurë përmban fibra, hekur, vitaminë C dhe kalium. Të gjitha këto janë një ushqyes shumë i mirë i organizmit tonë dhe ndihmojnë në qarkullimin e gjakut. Gjethet e karotës, të cilat me siguri as nuk ju kishte shkuar mendja ndonjëherë që kanë ndonjë veti shëruese, vërtet janë të hidhura, por mund t’i grini imët dhe t’i hidhni te ndonjë sallatë. Ato janë një burim i shkëlqyer i magnezit, i cili forcon eshtrat e muskujt dhe rregullon qarkullimin e gjakut. Veç kësaj, përmbajnë kalium dhe vitaminë K. Lëvorja e shalqinit përmirëson qarkullimin e gjakut. Mund ta grini në mikser bashkë me pjesën tjetër të shalqinit dhe të bëni një pije freskuese me të. Lëvorja e ananasit ndihmon shumë në tretjen e ushqimit dhe mbron stomakun. Ajo ka brenda më shumë antioksidues sesa vetë fruti. Fare mirë mund ta grini edhe këtë në mikser dhe t’i shtoni edhe pak lëng ananasi; ja ku del një pije shumë e mirë, por edhe kuruese.
Advertisement