Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Sa të nevojshme janë organet e trupit tonë?
B2N: Do t’u këndoj këngëtareve që lënë nam!
BARCALETA

B2N: Do t’u këndoj këngëtareve që lënë nam!

Sapo e keni parë Blerimin me prezantimin e këngës së tij te Kënga Magjike, me titull “Ai djali” dhe besoj se veç të tjerash, ju ka bërë përshtypje teksti i saj… Por, B2N njihet për tekstet e tij të veçanta, siç ishte ai i këngës “Nuse”, që ka patur edhe shumë replika për shkak të tekstit. Megjithatë, kënga përcjell një mesazh të qartë duke iu referuar të gjithë djemve që duan nuse shqiptare. Arsyet… jua tregon vetë B2N, i cili edhe vetë është fejuar me një vajzë shqiptare…

– Blerim, në fillim do të të pyes: Ke gjetur nuse?
– (Buzëqesh) Po, e kam gjetur me kohë…
– Të pyeta pasi në klipin tënd të fundit thua që do një nuse shqiptare… Pse kjo temë? Për të tërhequr vëmendje apo çfarë?
– Teksti i këngës “Nuse” nisi si shaka dhe ua tregoja miqve që vinin në studio. Mirëpo të gjithë më pyesnin: “Kur do dalë se është shumë e bukur?”. Kështu, vendosëm t’i bënim edhe një video.
– Çfarë kanë ndryshe vajzat shqiptare nga ato të huajat?
– Nuk kam patur ndonjë raport me vajza të huaja që të bëj një krahasim, por mendoj se vajzat shqiptare janë më të përkushtuara, më të përshtatshme.
– Ti, si je njohur me vajzën tënde?
– Jemi njohur në vitin 2007, në Pallatin e Kulturës, Rrëshen.
– Nëse do të ishe me një vajzë të huaj, çfarë do kishte ndryshe në jetën tënde?
– Nuk e di, por jam i sigurtë se po të mos ishte kjo që kam, unë s’do të isha ky që jam.
– Mendon se u bë xheloze e fejuara nga kjo pyetje?
– (Qesh) Nuk i jap arsye.
– Çfarë të bindi se ajo ishte vajza e duhur?
– Ajo është e dashur, e ëmbël, e bukur, e zgjuar, punëtore… fiks si ajo që përshkruaj te kënga “Nuse”.
– Thonë që dashuria kalon nga stomaku. Cili është ushqimi që gatuan ajo e me të cilin të bën më tepër për vete?
– Dashuria është ushqimi më i mirë, por edhe makaronat, i qan! (Qesh)
– Që të rikthehemi te kënga, kam lexuar se është renditur si njëra ndër 100 këngët më të bukura shqiptare. Pse mendon se është pëlqyer kaq shumë?
– Mendoj se është një temë e veçantë; nusen që përshkruaj unë në këngë, e ëndërrojnë të gjithë meshkujt, plus që kënga është ritmike dhe me motive folk.
– Tregon ky pëlqim se shqiptarët ndajnë të njëjtin mendim me ty në këngë, që u pëlqen të martohen me vajza shqiptare? Çfarë thonë ata kur bëni biseda me tema të tilla?
– Duke lexuar komentet në youtube, shumica kanë të njëjtin mendim me mua, por ka edhe nga ato që thonë: “Po ti, do nuse apo shërbëtore?”
– Ndërkohë, ti prezantove këngën tënde “Ai djali”, te Kënga Magjike…
– Kënga që prezantova te Kënga Magjike, flet për një vajzë që dikur unë e doja, kurse ajo s’me donte. Pastaj, kur ajo më donte, unë nuk e doja. (Qesh)
– Pretendon çmim apo vetëm një pjesëmarrje dinjitoze?
– Të them të drejtën, u lodha me këto pjesëmarrjet dinjitoze… Kërkoj më shumë sepse kam punuar shumë me këngën dhe shpresoj të vlerësohem ashtu si e meritoj.
– Temat e këngëve të tua nuk i kushtohen vetëm dashurisë; për shembull, një nga këngët e tua titullohet “Ku**e e vogël”. Çfarë ta dha ngacmimin për ta krijuar këtë këngë?
– Dëgjoj shpesh histori që shumë vajza gënjehen nga makinat e bukur, nga lekët dhe nuk vlerësojnë veten e atë djalin e thjeshtë që ka veç dashuri.
– Fakt është që për fat të keq, sot, shumë vajza po tentojnë gjithnjë e më shumë drejt famës dhe këtë e bëjnë në këmbim të moralit. Ti, si mashkull, si e sheh këtë fenomen?
– Pyetje me porosi. (Qesh) I urrej ato femra që janë gati të zhvishen, të nxjerrin çdo pjesë të trupit për pak famë. Kam një këngë të re që titullohet “Le nam”. Besoj se shumë këngëtare do ta gjejnë veten aty. (Qesh)
– …nisur nga kjo, sot e kanë më të vështirë femrat të gjejnë mashkullin e duhur apo e anasjellta?
– Mendoj se meshkujt e kanë më të vështirë për të gjetur femrën e duhur.
– Po për këngën ku ironizon këngën e Tunës, ka patur ndonjë reagim nga Tuna?
– Jo, jo, asnjë reagim.
– Dikur, Sinan Hoxha të bllokoi klipin… Me arsyen?
– Që sipas tij, instrumentalja e këngës “Hajde jasha”, ngjasonte me këngën e tij “Fustani me kuklla”.
– Nëse ndodh të jesh në të njëjtin ambient me Sinanin dhe shkëmbeheni, cili do të ishte reagimi yt?
– Uaa, mami, Sinani! (Qesh)
– Ti ke studion tënde dhe me siguri, ke këngë të cilat nuk i ke publikuar, edhe pse i ke realizuar. Për cilën je penduar që nuk e ke publikuar ende?
– Po, është e vërtetë që kam shumë këngë të reja, por nuk jam penduar për asnjërën sepse po i vjen radha secilës. Do të dalin shumë shpejt.
– Ti, tani, bën pjesë te këngëtarët që paralelisht me profesionin, bëjnë edhe një jetë familjare dhe duket se kjo tendencë po ndiqet gjithnjë e më shumë. Çfarë ndjesie është? Si ndryshon jeta?
– Ne jemi akoma të rinj, nuk e kemi përjetuar akoma atë fazë. Për momentin, ajo është në shkollë, unë me muzikë.
– Thonë se zemra e nënës e ndjen çfarë është e mirë për fëmijën e saj. Nëse të pyes si shkon mami me të fejuarën tënde, marr edhe përgjigjen e pyetjes së parë…
– (Qesh) Mami im është shumë e lumtur dhe shkon për mrekulli me të fejuarën, si dy shoqe të ngushta…
– Zakonisht, je tip i vendosur, e ke të qartë çfarë kërkon nga vetja?
– Po, qëllimet dhe objektivat e mia i kam të qarta dhe jam shumë i vendosur për t’i realizuar me sukses.
– Jeton dhe shijon momentin apo kujdesesh për momentet që vijnë më pas?
– Kur është për të shijuar momentin, e shijoj në maksimum, por kur shoh se duhet të kem kujdes, bëj kujdes.
– Për çfarë je mërzitur herën e fundit?
– Për humbjen e parakohshme të mikut tonë, Dr Florit.
– Po ajo që të ka lumturuar?
– Që kënga “Nuse” i kapi 700 000 klikime për dy javë.
– Mendon se, sa më mirë të sillesh me një person, aq më keq sillet ai?
– Hëm… Jo, nuk mendoj kështu, ka edhe nga ata persona që mirësjelljen dinë ta vlerësojnë.
– Ti vetë, ç’raporte krijon me personat që njeh; raport të ngushtë apo ruan distancën?
– Jam tip që krijoj raport të ngushtë me njerëzit që njoh.
– Hera e fundit që ke kuptuar se ke gabuar?
– Që i vonova përgjigjet e intervistës. (Qesh)
– Ua fal gabimet të tjerëve?
– Sigurisht që po, gjithmonë nëse është gabim i falshëm.
– Le ta mbyllim intervistën me dy vargje kushtuar nuses tënde…
– Se ti erdhe në jetën time si pranverë
Për të çelur e mos u vyshkur asnjëherë. (Buzëqesh)

(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Sa të nevojshme janë organet e trupit tonë?

Next Post

BARCALETA

Advertisement