– Pse thonë që duhet të eleminojmë bukën në dietat që ndjekim ne? Unë, po nuk hëngra bukë, vdes fare. Në fakt, e konsumoj shumë. Ju, si instruktor, sa bukë na sugjeroni të hamë?
Mario, instruktor: – Buka nuk duhet eleminuar plotësisht nga regjimi ushqimor, sepse ajo luan një rol shumë të rëndësishëm në organizmin tonë. Buka ka yndyrna, proteina, karbohidrate dhe shumë minerale për të cilat ne kemi nevojë. Sidomos buka që është e bërë prej grurit të pastër bio, ka një rol të rëndësishëm në trupin tonë. Sipas dietologëve dhe mjekëve, personat me peshë normale duhet të konsumojnë 4 feta bukë në ditë, ndërsa personat aktivë mund të konsumojnë edhe gjer në 5 feta bukë. Mielli i grurit, nga i cili bëhet buka, ka më shumë fibra dhe hekur, që i nevojiten trupit tonë për të kryer të gjitha funksionet siç duhet. Nëse ju jeni mbipeshë, mund të konsumoni gjer në 4 feta bukë të zezë në ditë, jo më tepër.
Advertisement