Përshëndetje, jam nje vajze nga qyteti i Shkodres me moshe 35 vjece, me familje qytetare me tradita, e besimit mysliman, e arsimuar, me paraqitje mjaft te mire, jo fort e gjate, por elegante, beqare, mjaft e edukuar e me kulture. Jam ne kerkim te njeriut te jetës vetem per qellime serioze martese ndonje person qe eshte nga Tirana dhe jeton brenda ne qytet, me shtepine e vet personale, me moshe 34-39 vjec, beqar, me paraqitje te mire dhe tip sportiv, me gjatesi dhe të jete i besimit mysliman, me mundesi mjaft te mira ekonomike dhe larg cdo vesi te keq, i arsimuar, vizionar dhe konteporan, por qe kerkon vertet te krijoje familje, qe jane me karakter dhe besnik, te perkushtuar dhe njerezor. Gjithashtu jam e interesuar edhe per persona qe jetojne ne France, kryesisht ne Paris, te jene qytetar dhe qe kane ndertuar nje jete te mire atje, pasi vete jam frankofone, por edhe ato qe jetojne ne USA. Ato qe jane te interesuar sipas kerkesave te parashtruara me lart mund te kontaktojne vetem nepermjet adreses se email tim ne redaksi jo me nr. tel. Ato që nuk i plotësojnë kërkesat dhe janë njerëz pa dinjitet mos të mundohen kot. Lë adresë emaili interneti në redaksi.
I përgjigjem djalit 37 vjeç që rrin në Greqi, dhe është zhgënjyer nga jeta. I them të më lërë një numër telefoni të tijin për komunikim.
Jam Era 29 vjeçe jetoj në Greqi, kërkoj për lidhje serioze jo tallje. Nuk më intereson bukuria apo pasuria më intereson sinqeriteti. Ju pres të më telefononi në këtë nr. cel. 00306996038547
Përshëndetje. Jam nje zonje nga një fshati i Vlores. Dua të njoh një zotëri nga mosha 55-56 vjeçare. Dua vetem lidhje serioze. Une jam 50 vjeçe, por zoteria dua te jete vetem nga Gjirokastra. Faleminderit. Pres përgjigje në gazetë.
Jam 42 vjeçe, me arsim të lartë, e paraqitshme, 1.65 e gjatë, me trup te rregullt. Kërkoj te njoh nje djalë vetem per martese. Nr. im i telefonit ndodhet në redaksi.
Jam Eni nga Tirana 54 vjeçe, e kompletuar në të gjitha drejtimet, shumë e mbajtur tip trendi me ekonomi te mirë. Jam e punësuar ne shtet kam dhe nje biznes timin. Kërkoj per lidhje serioze nje zotëri serioz te jetë i pashem pa vese te keqia te jetë i punësuar, mosha 52 -58 vjec. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë. Faleminderit.
Jam një zonjë nga Tirana 52 vjeçe, kërkoj një mik të mirë për një lidhje sekrete, të më falë ngrohtësinë dhe dashurinë e munguar dhe të më ndihmojë sadopak. Kush është i interesuar të lërë numër telefoni në gazetë. Me respekt zonja e vuajtur.
Jam në kërkim të një mashkulli që bën gjithçka për mua, të jetë simpatik dhe inteligjente, ekonomia nuk ka rëndësi, dëshiroj që të jetë i dhënë pas meje të përgjigjet me anë të gazetës.
Jam Endrita 33 vjeçe nga Tirana e divorcuar, dhe me fëmijë, jam një intelektuale në punë, muslimane praktikante, kërkoj një mashkull musliman praktikant për lidhje serioze. Për kontakt i interesuari të lërë numër telefoni në gazetë. Faleminderit.
Advertisement