Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si të marr librezë shëndetësore?

– Jam një djalë 24 vjeç, i punësuar në një media, këtu në Tiranë. Vuaj nga astma dhe bëra vizitë te mjeku, i cili më ka dhënë një qerre ilaçe, por ai më tha se, po të kisha librezë shëndetësore, ilaçet do t’i merrja me gjysëm çmimi. Unë s’kam librezë shëndetësore, ndërsa familja ime është në Jug. Si të veproj që të marr librezën shëndetësore? Nuk mund ta marr këtu në Tiranë, pa shkuar në qytetin tim, në Skrapar? Unë s’jam i pasaportizuar këtu në Tiranë. Si duhet të veproj?
– I nderuar letërshkrues! Uroj që punëdhënësi juaj, aq më tepër që punoni në një media, e cila pa asnjë lloj diskutimi është partnere e jona për nxitjen e punonjësve per t’u siguruar, t’ju ketë siguruar. Në rast të tillë, administrata e medias ku ju punoni, duhet t’i pajisë të gjithë punonjësit me libreza kontributesh. Këto libreza tërhiqen në Drejtoritë e Sigurimeve Shoqerore me një vleftë simbolike. Me këtë librezë do të paraqiteni në institucionin shëndetësor që ju mbulon (ambulance e lagjes) dhe do të tërhiqni librezën shëndetësore. Me paraqitjen e librezës shëndetësore, ju ofrohen ilaçe me rimbursim, vizita falas, etj. Libreza shëndetësore merret në qendrën shëndetësore që mbulon qendrën tuaj të banimit. Në rast se nuk jeni i siguruar, privoheni nga këto përfitime. Ju falënderoj!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

10 kombinime të shkëlqyera shijesh

Next Post

Kam vrarë testikulin...

Advertisement