Përbërësit:
600 gramë mish viçi, tul, i prerë në copa
4 qepë
3 speca me tul
2 karota
3 dega selinoje (jo patjetër)
vaj ulliri, kripë, piper një lugë kafeje
piper i kuq djegës një lugë kafeje
4-5 thelpinj hudhër
2 gota ujë
400 gr pure domateje
Fasule të bardha të ziera 250 gr
Fasule të kuqe të ziera 250 gr

Përgatitja
Skuqni qepën në një tenxhere, pastaj shtoni aty mishin dhe kavërdiseni. Më pas, hidhni karotat dhe degët e selinosë, të prera në copa. Kavërdisini dhe më pas hidhni salcën e domates e dy gota ujë dhe vëreni të ziejë ngadalë, derisa të ziejë mishi (mund t‘i shtoni përsëri ujë). Aty nga fundi, shtoni edhe fasulet e specat dhe vazhdoni zierjen derisa të trashet. Sipas dëshirës, mund t’i hidhni edhe 100 gramë misër të zier.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *