Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

19 pyetje që mund t’i bëni në takimin e parë

Janë një seri pyetjesh që shërbejnë për të kuptuar shijet dhe sjelljet e një të dashuri/e potencial/e dhe për të parashikuar nëse, pas takimit të parë, do të ketë edhe të tjerë…

Do t’i jepnit një mundësi të dytë dikujt që kërkon të provojë vazhdimisht ushqimin e të tjerëve pa kërkuar leje, ose që e mbush bisedën e vet me citime nga filmat, apo që i përgjigjet një sms-je vetëm me një “k”, sepse, të shkruajë “ok” i kushton shumë mundim? Sigurisht që jo, megjithëse nuk do të shtrohej fare kjo çështje, nëse ju do t‘i bënit që në takimin e parë tjetrit këto 19 pyetje “të pafajshme”, të cilat tregojnë karakterin e tij/saj. Në rast se përgjigjet janë të gabuara, atëhere, më mirë, fshijeni nga lista. Zbuloni pra se cilat janë pyetjet që mund të bëni në takimin e parë…

1. Ke bërë ndonjëherë foto “selfie” me bustin lakuriq?
Pranohet “po-ja”, vetëm në rastin kur është ndonjë njëzetvjeçar.
2. Je më shumë Stark, apo Lanister? Për ata që nuk e dinë, janë dy familjet kundërshtare në serialin amerikan “Loja e froneve” (Game of thrones).
Vetëm një përgjigje është korrekte (dhe e pranueshme): Stark gjatë ditës dhe Lanister, gjatë natës. Me fjalë të tjera, të qëndrueshëm dhe me vlera në rastin e parë. Joshës dhe pak maskara, në rastin e dytë.
3. E lë derën hapur kur shkon në banjo?
Thoni me vete të gjitha lutjet që njihni, që të përgjigjet “jo” (bile më mirë të duket edhe pak i bezdisur nga kjo pyetje).
4. E ke aplikacionin e fundit të VVhatsapp?
Në rast të përgjigjes pozitive, alarm, largohuni me shpejtësi. Rast tipik i vrojtuesit-kontrolluesit në seri.
5. Të pëlqen t’i prekësh këmbën tjetrin nën tavolinë?
Nëse po, largohu me shpejtësi.
6. Përdor citime filmash në bisedë?
Nëse të thotë po, befasoje me shprehjen “Askush nuk e lë Bejbin në një qoshe” (nga filmi “Dirty Dancing”) dhe mbathja me të katra.
7. E provon ushqimin e të tjerëve, pa kërkuar leje?
Asnjë mundësi tjetër nuk pranohet, përveç një “jo”-je gjithë tmerr!
8. Të shkarkohet shpesh celulari?
Më mirë shpreso që të thotë jo, për të mos zier nga brenda nga zemërimi që tani.
9. Mendon se shkronja “K” është një përgjigje e vlefshme ndaj një sms-je?
Pranohet vetëm një mundësi: Jo.
10. Ke refuzuar ndonjëherë një akullore?
Një përgjigje pozitive është alarmuese, po aq sikur t’ju thoshte se nuk i pëlqen të buzëqeshë, sepse një akulloreje nuk i thuhet kurrë jo.
11. Ke shkruar ndonjëherë “lol” në një sms dhe më pas, të mos qeshësh aspak?
Nëse thotë po, kujdes, po shfaqet një gënjeshtar në horizont.
12. E shkuan fjalën “you” të plotë, kur bën një sms?
Nëse përgjigjet “po”, ja arsyeja pse gishtat e mëdhenj duken kaq të lodhur dhe të munduar.
13. Lë mesazhe zanore?
Nëse thotë po, mbase ju do të shpërtheni në të qeshura, sa të mbani barkun me dorë.
14. Bën zhurmë kur përtypesh (mbase edhe me gojë hapur)?
Si për rastet e mëparshme, pranohet vetëm jo-ja si përgjigje.
15. Je nga ata tipat që flasin gjatë një filmi?
Edhe në këtë rast, shpresoni që të përgjigjet “jo”, sepse, megjithëse pyetja nuk ka rëndësi jetësore, çdokush mund të presë një orë, para se të hapë gojën për të folur.
16. E vë shishen e qumështit bosh në frigorifer?
Nëse është kështu, lotët (tuajat) do të jenë të justifikuara.
17. Vë “hashtag” nëpër mesazhe?
Futen këtu edhe fjalët (apo kombinimet e fjalëve) që kanë një domethënie ironike.
18. Të vjen konfirmimi se janë lexuar e-mailet dhe sms-të?
Nëse po, është djalli vetë.
19. Ke refuzuar ndonjëherë një picë?
Nëse përgjigtja është jo, më mirë pyet veten se çfarë nuk shkon tek ai/ajo që ke përballë.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

5 pyetje nga Spartak Ngjela për mafiozet dhe politikën

Next Post

Kam 11 vjet e sëmurë

Advertisement