tirana 2 tiranaAtmosfera e festave ka pushtuar sot Tiranën. Ashtu si çdo vit, data 6 dhjetor ka sjellë ndezjen e pemëve dhe dekorit te festave te fundvitit.

 

Kryebashkiaku Basha, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe dy vajzat e tij, si dhe fëmijët e fshatit SOS, ndezën pemën ne sheshin “Skënderbe” e cila është kthyer tashmë në Traditë në qytetin e Tiranës.

 

“Bashkë me fëmijët, nxënësit e mrekullueshëm të fshatit SOS, ndezëm sot dritat e festave të fundvitit për të gjithë fëmijët e Tiranës, për të gjithë qytetarët e Tiranës.

I urojmë nga zemra të gjithë fëmijëve, në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë, një sezon të gëzuar festash, sa më shumë bujari, dhembshuri, solidaritet për fëmijët, veçanërisht për fëmijët në nevojë.

 

Edhe njëherë, gëzuar Krishtlindjet dhe gëzuar Vitin e Ri!”,- deklaroi kryebashkiaku Basha.

 

Për t’ua bërë sa më të bukur këtë ditë, Bashkia e Tiranës u ka shpërndarë edhe dhurata fëmijëve te fshatit SOS.

 

Për dy orë, fëmijë dhe të rinj të kryeqytetit kanë ndjekur një spektakël të veçantë me protagonistë të ardhur edhe nga vende të tjera si nga Italia, Suedia, Turqia dhe Izraeli.

 

Kori i Liceut Artistik këndoi këngë që i kushtohen festave te fundvitit, ndërsa animatorët sollën një atmosferë të veçantë për fëmijët.

 

Bashkia e Tiranës do të ofrojë spektakle dhe animacione të ndryshme çdo fundjavë deri në natën e ndërrimit të viteve në sheshin “Skënderbe”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *