Pa zinxhirë
Nuk të kam lidhur me zinxhir
Mund të ikësh kur të duash
Por gjithmonë mendohu mirë
Prapë njësoj do të më vuash…
Kur të kthehesh i penduar
Ndoshta më nuk do më gjesh
Koha jonë ka ikur, ka shkuar
Afër vetes s’do t’më kesh…
Dhe pastaj do qash me zë
Unë e di se të njoh mirë
Do kërkosh ti prapë atë
Që zemrën ta lidhi me zinxhirë… Anita Hoxha
Tre dolli, të kësaj nate!
Do ngre dolli për dashurinë
për çastet e bukura që jetuam,
Do t’i flas natës për lumturinë
dhe pse ajo mbeti; kohë e shkuar!
Për tradhtinë do ngre dolli
do ta uroj për gjithë fitoret,
Gëzuar do bëj edhe për ty;
– ta gëzoni, çmimin që morët!
Dolli do ngre sonte për jetën
e për gjithë kujtimet e kësaj date,
Pastaj, fort do qesh me veten;
për tre dolli… Të kësaj nate! Fatmira Loci
Biseda tavolinash
Dëgjoj biseda mes të rinjsh
Këtë vajzë e dua me zemër
Por një tjetre nuk ia ndan sytë
Një tjeter i pëlqen se është seksi
Por e ka edhe për shoqërinë
Këtë e dua për argëtim
Atë tjetrën e do për shtëpinë
Tjetra ka babain biznesmen
I rren mendja t’i bleje makinë
As e vret mendjen për naiven
Që nuk ia kupton djallëzinë
Sa shumë halle kanë…
Ngatërruar keq me llogarinë
Them me vete, sa me fat jam
Qe jetova dashurinë… Aida Previzi
Tek prek një dorë
Nuk ka më bukur në këtë botë
tek mban shtrënguar një dorë të ngrohtë!
Çdo ndjesi kalon ndër duar
..miqësi, shoqëri, lumturi, dashuri
..me prekjen e duarve, ndjesitë ke transmetuar…
Nuk ka më bukur në këtë botë
..tek prek një dorë e të mban fort! Henrieta Pareshi
Paqe e shpirtit
Në menopauzë ranë kujtimet
Gjithashtu edhe jeta vetë.
Në buzëmbrëmje ëndërrimet
Mbetur vetëm e të shkretë!
Në buzëmbrëmje trup i heshtur.
Krejt me mallin bëhet nji.
Shpirti i mban kujtimet fshehur
Diku larg në pafundësi…
Çdokush nga ne ka medituar
Pa sjellë fare gjë ndërmend.
Orë të tëra pa kuptuar
Ulur, shtrirë në t’njëjtin vend…
Duken absurde, ngjyrë e hirtë.
Por këto çaste janë jetike.
Kur bëjnë paqe trup dhe shpirt
Ka një forcë që mbet’ magjike! Bledi Ylli