Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Endrrat tuaja te shpjeguara...
Më është squllur gjoksi nga palestra. Si ta rikthej në formë?
BAKSHISH NË MATERNITET

Më është squllur gjoksi nga palestra. Si ta rikthej në formë?

– Kam një pyetje në lidhje me gjoksin. Qëkur kam filluar palestrën, më ka rënë shumë, më është zbutur dhe zvogëluar. A ka ndonjë ushtrim që mund të më ndihmojë ta forcoj, apo ushqim që ndikon në pamjen e tij? Faleminderit.
Mario instruktor: – Gjoksi, siç e kam thënë dhe herë të tjera, është e vetmja gjë që në palestër dëmtohet paksa nga ana vizive, ulet volumi, mund të squllet, por nuk dëmtohet nga ana shëndetësore, për këtë nuk duhet të keni merak. Gjoksi dihet që nuk ka muskuj dhe ato ligamente që e mbajnë, kur stërviteni, bëjnë që ato të lirohen dhe për pasojë, gjoksi të humbasë disi volumin e tij, por nuk duhet të shqetësoheni për këtë, sepse gjoksi, sido të jetë, është i bukur për çdo femër, pavarësisht formës, volumit etj. Rëndësi ka të keni një trup të rregullt, të tonifikuar, të shëndetshëm dhe me format që dëshironi ju. Unë do t’ju jap disa këshilla të vogla që ta përmirësoni pamjen e gjoksit dhe ta ndihmoni që të mos bjerë më. Së pari, duhet të blini sutjena sportive që t’i keni vetëm për stërvitje. Mundësisht, merrini nga markat e njohura sepse ato janë më të mira dhe e mbajnë më mirë gjoksin. Më mirë harxhoni disa lekë më shumë dhe e mbani gjoksin në rregull sesa të blini sutjena që nuk kanë asnjë efekt. E dyta, bëni disa ushtrime që janë goxha efikase për forcimin e ligamenteve të gjoksit, të cilat për pasojë të stërvitjes janë bërë më elastike. Bëni një ushtrim të tillë: Vendosini pëllëmbët e duarve në të dyja anët e gjoksit dhe shtyjini duke u bërë masazh drejt njëra-tjetrës. Bëjeni këtë, tre herë nga 12 herë. Ushtrime të mira për gjoksin janë dhe ato që ushtrohen me vegla në palestër, që besoj e dini shumë mirë cilat janë. Këto ushtrime mund t’i bëni edhe me gira për të forcuar kraharorin, gjë që bën që të dalë më në pah gjoksi juaj. Përsa u përket ushqimeve, konsumoni sa më shumë zarzavate; lakra, brokoli, spinaq etj., sepse luftojnë estrogjenet që marrim përmes disa ushqimeve e të cilat ndikojnë në zbutjen e gjoksit. Ajo çka duhet të bëni është përkujdesja e përditshme për gjoksin dhe trupin në përgjithësi. Kur bëni dush, mos ngurroni të hidhni pak ujë të ftohtë në pjesën e gjoksit, pasi bën mirë në fortësinë e tij.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Endrrat tuaja te shpjeguara...

Next Post

BAKSHISH NË MATERNITET

Advertisement