– Jam një vajzë 26 vjeçe. Kam përherë sekrecione nga hundët, sidomos kur çohem në mëngjes. Kam gjithashtu edhe teshtima. Gjatë ditës, jam më ndryshe. Kam 8 muaj me këtë problem, por këto muajt e fundit, problemet sikur më shtohen. Ju lutem, më ktheni një përgjigje se nuk mund të shkoj në asnjë vend pa facoleta në çantë. Olta.
Dr. Mira Xhixha, alergologe: – E dashur Olta, problemi që keni prej tetë muajsh, i përket alergjisë, e cila mund të jetë shkaktuar nga substanca alergjike që janë të pranishme në ambientin e banimit. Këto simptoma janë më të shprehura në orët e natës dhe të mëngjesit sesa gjatë ditës. Duhet të filloni mjekimin e duhur duke përcaktuar më parë gjendjen dhe gradën e shqetësimit tuaj. Pra, kjo do të thotë që të bëni sa më parë një konsultë me mjekun alergolog, pasi ju kanë filluar edhe problemet me frymëmarrjen. Sistemi i frymëmarrjes është sistemi i parë që preket nga sëmundjet alergjike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *