Në restorant
– Kamerier! Ky biftek qenka shollë!
– Pse kështu, me pesë mijë lek, ti deshe të të sillja të gjithë këpucën?

Qeni dhe krokodili
Një qen, po bënte shëtitje buzë lumit, kur një krokodil, që e sheh nga larg, nis të tallet me të:
– Tung, thes pleshtash!
– Tung, çantë e bukur!

Pyetja
– E pse ç’errësirë pus ishte mbrëmë?
– Jooo, asgjë nuk pashë… S’kishte dritë fare…

Alkooli i frenave
Një mekanik, ndërsa është duke rregulluar një makinë, i bie padashje në gojë një pikë alkool frenash. Çuditërisht, shija i pëlqeu, kështu që të nesërmen vendosi të pinte vetë pak… Pak e nga pak, një ditë i rrëfeu shokut të tij se kishte vendosur ta hidhte alkoolin në një gotë çaji dhe ta pinte…
Shoku, që deri në atë moment nuk kishte folur, u skandalizua.
– A je në terezi, ti? A nuk e kupton që alkooli i frenave është helm? Nëse vazhdon kështu, do të bëhesh i varur prej tij…
Atëhere, tjetri i përgjigjet: – Unë, në terezi jam, por ti s’qenke në terezi… Është alkool frenash, o shoku, domethënë se mund të ndaloj së piri kur të dua!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *