Një ide e bukur për të ardhmen: Me qëllim që të evitohen “bulimitë emocionale”, domethënë, ngrënia me shumicë e çokollatave (apo patatinave) nga ana e atyre që pësojnë probleme emocionale, Microsofti po punon për të krijuar sutjena të lidhura me ritmin kardiak, që tregojnë pikun e stresit. Ky model të brendshmesh inteligjente do të jetë i aftë mbledhë të dhënat e ndryshme si ritmi i zemrës, përshkueshmëria e lëkurës dhe lëvizjet e gruas që i ka veshur. Qëllimi është të lajmërojë pronaren e tyre para se të fillojë kriza. Kështu, kur zemra do të fillojë të rrahë fort, duke e shtyrë gruan “të zhytet” në kavanozin e Nutellas, një sinjal do t’i dërgohet telefonit të saj për ta bërë të ndërgjegjshme për gjendjen e saj emocionale. Për fat të mirë, falë karikimit, që duhet bërë çdo 4 orë, kemi të drejtë të “fusim ndonjë gjë në gojë”! Ndërkohë, nëse kjo shpikje ju duket pak seksiste, dijeni që inxhinierët e Microsoftit po mendojnë për një version mashkullor, që duket më i ndërlikuar për t’u krijuar, pasi të brendshmet e burrave janë… mjaft larg nga zemra!
Advertisement