Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Si t’i ruajmë sytë kur punojmë në kompjuter?

Kohët e fundit, mjekët kanë përpunuar një metodë të re për të ruajtur sa më mirë sytë e atyre që kalojnë një pjesë të mirë të ditës para ekranit të kompjuterit. Kjo metodë konsiston në koordinimin e kohës së qëndrimit para kompjuterit, me atë të pushimit gjatë kësaj veprimtarie. Parimi bazë është ky: Sa më shumë të pushojnë sytë tanë gjatë punës në kompjuter, aq më mirë është për sytë dhe shëndetin e njeriut në përgjithësi. Studimet dhe eksperimentet e ndryshme të specialistëve të Universitetit të Teksasit në SHBA kanë treguar se është e domosdoshme që njeriu të pushojë nga puna në kompjuter çdo 20 minuta. Mjekët pohojnë se është e domosdoshme jo vetëm “shkëputja nga puna”, por edhe organizimi i disa ushtrimeve çlodhëse, të cilat duhet t’i kryejë kushdo, sidomos ata që punojnë në ambientet me ajër të kondicionuar.

Tani, le të shikojmë konkretisht se si duhet të çlodhet një njeri që qëndron para kompjuterit?

Së pari, kur vendosim të bëjmë një pushim (çdo 20 minuta) është e domosdoshme të hedhim vështrimin në një objekt që ndodhet afërsisht 6 metra larg për 20 sekonda dhe t’i hapim e mbyllim sytë 20 herë rresht. Ky veprim nuk do t’i lërë lotët të thahen, si dhe do të jetë një masë paraprake për të parandaluar dhimbjet e kokës e të qafës.

Advertisement

Së dyti, duhet të bëni lëvizje të syve në drejtime të ndryshme (poshtë e lart, djathtas e majtas) pa e luajtur kokën dhe t’i përsëritni këto lëvizje të paktën 5 herë. Lëvizini sytë në rrugën e akrepave të orës e pastaj, në të kundërtën, po kështu, jo më pak se 5 herë.

Së treti, shikoni larg. Pastaj, konvergoni sytë në majë të hundës dhe fiksojeni vështrimin për dhjetë sekonda, duke e përsëritur këtë ushtrim deri në katër herë. Pas kësaj, afrohuni në dritare dhe hidhni vështrimin larg, në pafundësi, të paktën për 2 minuta. Dhe, më në fund, përpiquni të vizatoni me sy shifrën 8, ose shenjën e infinitit, për katër herë me radhë. Shkencëtarët dhe mjekët garantojnë se me këto ushtrime, do të evitoni shumë rreziqe nga qëndrimi i gjatë dhe pa kriter para kompjuterit tuaj.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Çfarë të përbashkëtash kanë njerëzit me kangurët?

Next Post

Ermal Peçi: Pres surprizën time në “Heart Attack”!

Advertisement