Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shpjegimi i endrrave tuaja…

Tek ish-puna
– Shikoj shumë shpesh në ëndërr sikur punoj në një punë ku kam qenë dikur. Çfarë shpjegimi ka kjo, ju lutem? Faleminderit.
– Dy shpjegime ka: Ose keni qëndruar shumë në atë vend pune dhe keni shumë kujtime, ose ju ka ngelur merak diçka nga ajo punë. Në pavetëdijen tuaj, diçka ju ka ngelur peng, prandaj e shikoni shpesh. Mund të ndodhë edhe që të merrni ndonjë lajm nga ish-kolegët tuaj. Gjithë të mirat!

Linda vajzë
– Kam parë në ëndërr sikur linda vajzë, e linda me operim dhe shikoja gjithçka, por fëmijën nuk e pashë. Më kanë thënë se nuk është gjë e mirë. Pres një përgjigje.
– Nuk duhet të shqetësoheni, sepse në thelb, po nuk i besove një ëndrre, ajo ngelet e tillë, pra, nuk ka asnjë kuptim në realitet. Në rastin tuaj konkret, ëndrra ka të bëjë me një plan, projekt tuajin të cilin do ta vini në jetë, por nuk do ta shijoni shumë, sepse ju do të jeni duke punuar, ndërkohë që të tjerët do ta shijojnë më shumë këtë gjë falë jush. Pra, lindja e një fëmije është plan për të ardhmen. Fakti që nuk e keni parë, tregon atë që ju thashë më sipër. Ju uroj shëndet.

Trëndafilat dhe prindërit
– Përshëndetje astrologe! Kam parë në ëndërr sikur isha në një kopësht me lule dhe u afrova të këputja disa trëndafila për prindërit e mi që më kanë vdekur. Komshia që ishte e zonja e shtëpisë më tha të mos i këpusja trëndafilat dhe unë ika duke qarë në shtëpi. Më pas, m’u bë sikur në krevatin dopio m’u afrua një mashkull dhe më shtrëngoi pas trupit të tij, që të ndihesha e mbrojtur. Ju lutem, më thoni, astrologe, a ka ndonjë kuptim ëndrra ime? Me respekt, Dora.
– Së pari, ëndrra juaj, e dashur Dora, tregon dashurinë që keni pasur dhe që keni për prindërit tuaj që ju mungojnë shumë. Ju keni shumë mall për ta dhe jeni bërë shumë e brishtë, ashtu si ato lulet që keni parë në kopësht. Trëndafilat janë ndjenjat tuaja, shpirti juaj i bukur. Shpeshherë, mbylleni në vetvete dhe vuani, sepse keni nevojë për shumë dashuri, aq më tepër që ju mungon dashuria e prindërve. Edhe mashkulli që keni parë, tregon nevojën tuaj për të pasur dikë në krah që t’ju mbrojë, t’ju ngushëllojë dhe t’ju falë shumë dashuri. Kjo gjë s’do të vonojë shumë në jetën tuaj, thjesht duhet ta dëshironi, të jeni më e hapur me njerëzit që ju rrethojnë dhe të mos kapeni më pas së kaluarës, por të shikoni përpara.

Advertisement

Motra e mbuluar me gjak
– Isha shtrirë në divan me motrën time dhe i thashë: “Po kthehu nga unë, pse më rri kaq larg?”. Kur u kthye, ajo ishte e mbuluar me gjak dhe u tremba shumë. A ka ndonjë kuptim?
– Ëndrra juaj tregon se jeni shumë e lidhur pas motrës tuaj dhe tregoni një kujdes aq të madh ndaj saj, saqë ndonjëherë e teproni dhe alarmoheni edhe për gjëra shumë të vogla. Një çikë të sëmuret apo të ketë ndonjë problem motra juaj, ju e bëni tragjike dhe stresoni veten e njerëzit që keni në familje. Kjo ëndërr tregon thjesht merakun që keni ndaj saj, por edhe një lloj dëshire të brendshme për të pasur vëmendjen e saj gjatë gjithë kohës.

Minj në trupin tim
– Para dy netësh kam parë në ëndërr shumë minj dhe m’u shpif, sepse më ngjiteshin në trup. Nga tmerri, u zgjova nga gjumi. Pres një përgjigje nga ana juaj, ju lutem. Faleminderit.
– Minjtë që keni parë në ëndërr e që ju janë ngjitur në trup, tregojnë frikërat tuaja, irritimet dhe problemet gjatë jetës së përditshme. Po kaloni një periudhë të vështirë, ndaj e keni parë një ëndërr të tillë. Përveç kësaj, mund të kaloni ndonjë grip të lehtë, por çdo gjë është kalimtare.

Fotografia e një shoku
– Kam parë në ëndërr një shokun tim që e njoh prej vitesh, por e pashë në fotografi. Unë i merrja dhe i fshihja, sepse nuk doja që të m’i shikonin ata të familjes time. I shikoja fotot dhe e adhuroja. Theksoj që s’e kam takuar atë djalë prej vitesh…
– Fotografitë kanë gjithmonë lidhje me një ngjarje, veprim apo moment, i cili ka ngelur në kujtesën tuaj. Do të donit të rikthenit të kaluarën në njëfarë mënyre, por ëndrra tregon që asgjë nuk kthehet më mbrapsht. Përkundrazi, ëndrra ju këshillon të përqendroheni në një situatë të tanishme apo marrëdhënie personale, sepse mund t’ju ikë nga duart shumë lehtë, duke qenë se jeni përqendruar pakëz në të kaluarën tuaj. Djali që keni parë në foto, ndoshta mund të pësojë ndonjë zhgënjim, ose ndonjë incident të vogël, përderisa e keni parë në foto. Ndërsa për ju ka kuptimin që ju thashë më sipër, s’ka lidhje me ju ky djalë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Më kërcënojnë që të paguaj 6 milion lekë, ndryshe skam drita....

Next Post

Neki Emra: Iu luta motrës së Adelina Berishës!

Advertisement