Kjo është një recetë e thjeshtë, që përdoret gjerësisht, sidomos në ishullin Santorini, i cili është quajtur “parajsë e kulinarisë greke”.
Përbërësit:
Oktapodë, 4 copë,
Verë e bardhë brusko, 100 miligramë,
Vaj ulliri, 50 gramë,
Behare për fruta deti, 10 gramë,
Salcë domatesh, 60 miligramë,
Qepë e kuqe, 1 kokërr.
Gatimi:
Oktapodin e ngrijmë paraprakisht në akull. Qepën e grijmë hollë dhe pastaj e skuqim në vaj ulliri. E hedhim oktapodin në një tenxhere me ujë, gjersa ta mbulojmë dhe shtojmë atje komponentët e tjerë. Me të marrë valët e para në zjarr, i hedhim verën dhe e lëmë në zjarr përsëri. Po të duam, e përziejmë edhe me fruta të tjera të detit. Në rast se na pëlqejnë ushqimet pikante, i shtojmë pak piper të kuq. Kur e shikojmë se oktapodi është zbutur, e heqim nga zjarri dhe e servirim me verë.