Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Nuk po bëhem dot me fëmijë!

– Përshëndetje! Kam 5 vjet që provoj të kem fëmijë, por për shkak të çrregullimit të spermës, nuk po arrij dot. Prej tre vjetësh, spermatozoidët më dalin të palëvizshëm dhe pa bisht. Para nëntë vjetësh, kam patur një fëmijë. Ju lutem, më thoni, si mund të shërohem nga ky problem? Faleminderit.
Dr. Evi Dani, seksolog-androlog: – I nderuar zotëri, për të përcaktuar nëse një mashkull është fertil apo infertil, duhen parë shumë parametra në spermogramë. Ato më kryesoret, janë: Numri, lëvizshmëria dhe forma e spermatozoideve. Në qoftë se një mashkull i ka këta parametra nën kriteret e normës, aftësia e tij prodhuese është e ulët ose e pamundur. Përveç kësaj, janë edhe të dhëna të tjera, si: Penetrimi i mukusit cervikal, vitaliteti, volumi i lëngut spermatik, prania e koagulit apo ajo dhe viskoziteti, që do të japin të dhëna për aftësinë riprodhuese të një mashkulli. Në rastin tuaj konkret, e shoh më të udhës të vini dhe të më kontaktoni direkt, sepse duhen parë rezultatet e të gjitha analizave që ju thashë më sipër. Kam shumë vite që merrem me problemet e riprodhimit, ndaj do të kisha dëshirë të konsultoheshim për të parë gjendjen tuaj dhe për të përcaktuar mënyrën e arritjes së qëllimit, pra, riprodhimin. Mund edhe të më kontaktoni në numrin tim të celularit: 0682213329, pasi rasti juaj duhet parë patjetër nga afër.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kur mungon oksigjeni...

Next Post

- Në qoftë se do të merrni vesh që nuk lindni dot kurrë fëmijë, a do të adoptonit një fëmijë nga jetimorja? Lili.

Advertisement