Kush ishin dje dhe kush janë sot?

Operacione, ndryshime, hapa përpara ose… mbrapa

 getoari-horzPersonazhet që vlejnë të bëhen pjesë e kësaj specialeje janë të shumtë, por ne po ju sjellim vetëm disa prej tyre, ata që janë përfolur më shumë për metamorfozën që kanë pësuar ndër vite. Rrugëtimi i tyre: Fëmijë-adoleshent-i rritur shoqërohet me një histori që secili e mbart me vete. Sado të rritet, sado të ndryshojë, e kaluara është dokumentuar jo vetëm në mendjen e tyre, por edhe në foto dhe në video, pjesa më e madhe e të cilave shikohen ende sot. Prandaj, shumë të vërteta që vetë VIP-at i mohojnë përsa u përket ndryshimeve në pamjen e tyre, janë tepër të dukshme në fotot që qarkullojnë. Ne kemi kërkuar e kërkuar aq shumë për të mësuar edhe detaje rreth fëmijërisë së tyre, për t’ia shoqëruar këto ndryshimeve të njëpasnjëshme që kanë pësuar ata edhe në paraqitje për ta kompletuar kështu kornizën e “historisë” së secilit prej tyre që shihni sot, ndaj do të na duhet më shumë se një numër gazete, për t’jua prezantuar… Ju ftojmë të na ndiqni, se kemi plot kuriozitete për t’ju thënë!

 

Getoari, reperi misterioz

Ky është rasti i parë dhe me gjasë i fundit kur publiku mund ta shoh Getoar Selimin nudo. Ai vetëm para pak ditësh ka publikuar për herë të parë një foto të tijën kur ka qenë shumë i vogël dhe… lakuriq. Getaori nuk ka folur ndonjëherë për fëmijërinë e tij dhe e vetmja gjë që tregon është se i do fëmijët dhe shpreson që t’ia falë Zoti edhe atij.

Ajo që kemi arritur të mësojmë për të, është se është shumë i lidhur me mamin dhe se kjo është fotoja e vetme që ai ka publikuar nga fëmijëria e tij. Sot, Getoari paraqitet me një pamje krejt tjetër, por… është fantastik, apo jo?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *