Megjithëse është shqiptare e Kosovës, Dua Lipa mund të mos jetë e ftuara e nderit në koncertin madhështor që do organizohet në Kosovë për festën e Pavarësisë. Sipas burimeve të Intervistës, stafi menaxhues i Hitit ”New Rules” ka kërkuar 200.000 euro për të performuar në Kosovë e si për ironi , Rita Ora vjen falas në koncertin që do të mbahet në Prishtinë për fansat e shumtë shqiptarë. Megjithatë gjithashtu në deklaratën e stafit të saj, thuhet se Dua mund të mos jetë pjesë për shkak të axhendës tepër të ngjeshur e rezervuar më parë. Theksohet gjithashtu se Dua Lipa, ka theksuar në intervista të shumta se ndihej krenare se është shqiptare dhe në show si ‘X Factor’ apo ‘The Voice’ nuk ka ngurruar me fanatizëm tu flas për vendin e saj pak të dëgjuar. Nuk dihet nëse qeveria e Kosovës dhe ministria përkatëse e Artit dhe Kulturës, ka kapacitetet për ta paguar DUA-n që theu rekordet e top listave dhe ishte në listën e personave të rinj më të suksesshëm në Evropë. Teksa Rita Ora, ka ndarë në rrjetet sociale lajmin se do jetë pjesë e koncertit të Pavarësisë dhe se ndihej e lumtur për këtë fakt.

Arlis Alikaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *