Studiues të Universitetit Boulder të Kolorados, SHBA, kanë publikuar së fundmi një studim që tregonte se personat ishin më të lumtur kur besonin se bënin më shumë seks sesa fqinjët. Studimi titullohet “Seksi dhe kërkimi i lumturisë: Çfarë ndikimi ka jeta seksuale e të tjerëve në mirëqenien tonë” dhe tregon se si paraja apo seksi janë një kriter krahasimi i rëndësishëm në lidhje me njerëzit që na rrethojnë. Rezultatet e studimit janë bazuar në një anketë të Tim Uadsuorth, studiues i Universitetit të Kolorados, të realizuar në vitet 1993-2006 me 15 mijë persona. Njerëzit e marrë në pyetje duhet të thoshin nëse ishin “shumë të lumtur”, “mjaft të lumtur” dhe “aspak të lumtur”. Pastaj, ai bashkangjiti përgjigjet me shpeshtësinë me të cilën njerëzit bënin dashuri. Sipas Uadsuorthit, një person që bën seks 2-3 herë në muaj dhe që mendon se fqinjët e tij bëjnë çdo javë, ka një ulje të lumturisë me 14%.
Por, si e dimë ne se sa shpesh bëjnë seks fqinjët tanë? Sipas studiuesve, ne nuk e dimë vërtet këtë gjë, por bazohemi tek imazhi që krijojnë mediat. Revistat femërore, për shembull, publikojnë anketa me shpeshtësinë me të cilën njerëzit bëjnë dashuri, duke përbërë kështu një mjet krahasimi, sipas Uadsuorth.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *