Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Mund të përdor letër muri në kuzhinë?

– Nëse përdor letër muri në kuzhine (sepse i kam bashkë ambientin e ndenjjes dhe ambientin e gatimit), a dëmtohet letra nga avujt apo ngrohtësia që krijohet në dhomë? A i ndërron ngjyra letrës së murit apo varet nga cilësia e saj? Gjithandej ku pyes më thonë që cilësia është më e mira, por unë nuk nuk e njoh. Faleminderit.
Seldi – Përdorimi i letrës së murit për transformimin e dhomës suaj me profesionalizëm dhe respekt për mjedisin, është një zgjedhje e zgjuar. Shpesh, kur vendosim të përdorim letër murale ne bëhemi konfuzë dhe kemi dilema të shumta si në përzgjedhjen e dizajnit, ashtu edhe të materialit të saj. Shkurtimisht, ju sqaroj se pjesët kryesore të një letre muri janë mëndafshi, kadifja, mbulesa e tejdukshme dhe boja, që në disa letera muri nuk kanë të njëjtën cilësi. Letrat e murit, gjithashtu, ndryshojnë nga cilësia e printimit dhe materiali. Keni të drejtë që jeni konfuze sa i përket cilësisë së letrës së murit, sepse ajo është shumë e rëndësishme… Një cilësi e mirë nënkupton ngjyra të qëndrueshme, mëndafsh të sofistikuar, kadife të kushtueshme etj., duke na ofruar siguri në përdorimin e saj.
Në qoftë se përdorim letra muri të një cilësie të lartë, ngjyrat e saj nuk ndryshojnë, ato mbeten të njëjtat, por unë nuk këshilloj që këto letra murale të vendosen shumë pranë sobës të gatimit. Avulli i tepërt ose pikat e vajit lënë gjurmë në këto sipërfaqe, që në këtë mënyrë do ta humbasin bukurinë e mëparshme.
E veçanta konsiston edhe në teknologjinë që aplikohet në ngjitjen e letrës së murit. Do të duhej të gjeni një specialist që do të bëjë një aplikim të thjeshtë, por të specializuar, pa dëmtuar aspak murin, pa lënë shenja në letër, si dhe duke e bërë aplikimin e shiritave të letrës në mënyrë estetike, që të mos bjerë në sy ndarja mes tyre (nëse sipërfaqja që doni të mbuloni, do të jetë e madhe). Përsa i përket çmimit, kujdes! Çmimi i lartë nuk është garanci për cilësi! Arsye për rritjen e çmimit mund të jetë edhe dizajni i bukur ose bojrat e tepërta që janë shpenzuar në të. Nëse doni të bëni zgjedhjen e duhur, unë ju këshilloj të vizitoni jo vetëm një dyqan që ofron letra muri, por disa të tillë. Kështu, do të jeni shumë lehtë në gjendje jo vetëm të zgjidhni dizajnin e duhur, por edhe të kuptoni ndryshimin në cilësi, që është në fakt i dukshëm nga njëra letër muri te tjetra. Kërkoni një cilësi të mirë me një dizenjo të bukur, për t’u siguruar për jetëgjatësinë dhe bukurinë e kësaj letre muri.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

A mund të bashkohen tri periudhat kontributive të tri shteteve?

Next Post

Njoftime nga Franca

Advertisement