Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kemi probleme në seks. Të fejohemi, apo jo?

– Dr. Evi, ju përshëndes dhe do t’ju lutesha të më jepni mendimin tuaj. Është hera e dytë që ju shkruaj, pasi vertet nuk di t’i jap zgjidhje. Jam nga Jugu. Jam njohur me një person të mirë prej disa muajsh dhe menduam që nëse njohja jonë do të ecte, të kalonim në fejesë. Unë jam 32 vjeçe dhe i dashuri im është 45 vjeç. Kemi tentuar disa herë të kryejmë marrëdhënie, po marrëdhënia nuk realizohet. Unë nuk kam eksperienca të mëparshme dhe i dashuri ejakulon shumë shpejt. Madhësia e organit të tij është 2-3 cm dhe gjatë marrëdhënies, 6-7 cm, por organi i tij nuk forcohet dhe ai ejakulon shumë shpejt. Nuk e di nëse marrëdhënia jonë duhet të kalojë në fejesë, në një kohë që në intimitet nuk funksionon mirë asgjë. Në jetën e përditshme shkojmë mirë dhe ai, ka shumë anë të mira, është familjar dhe pa vese. A mund të më thoni nëse marrëdhënia jone mund të shkojë në fejesë? A do të kemi probleme më pas? Kam dëgjuar se ka disa meshkuj që nuk mund të kenë jetë seksuale të shëndetshme dhe mund të kenë probleme edhe për pjellori…
Dr. Evi Dani, seksolog-androlog: – Sigurisht, akti seksual është një moment shumë i rëndësishëm në marrëdhënien midis dy personave. Nëpërmjet këtij veprimi, jo vetëm që do të vazhdojë trashëgimia, konceptimi i një fëmije, por ky është edhe një moment i pazëvendësueshëm përsa i përket jetës në vazhdimësi. Është akti seksual ai që veç të tjerash do të forcojë lidhjen midis çiftit, do t’i bëjë partnerët të duhen shumë më tepër me njëri-tjetrin, të respektojnë apo të sakrifikojnë për njëri-tjetrin. Një pamundësi për të realizuar një marrëdhënie seksuale në çift, aq më tepër kur ky çift është në fillimet e tij, do të çojë pa diskutim në një prishje të kësaj marrëveshjeje.
– Shikoj që letra juaj është shkruar me dashuri dhe me një shqetësim të drejtë. E kuptoj shumë mirë në këtë moment gjendjen tuaj, por unë të them me siguri që në fillim se ky çrregullim i përkohshëm do të rregullohet. Kuptoj nëpërmjet jush se kemi të bëjmë me disfunksion, me një impotencë seksuale (disfunksion erektil) që në rastet më të shumta është me natyrë psikologjike apo organike. Për të përcaktuar shkakun e kësaj impotence, duhet një ekzaminim apo një sërë analizash. Nga letra kuptoj që kemi të bëjmë ndoshta me një faktor psikologjik, që ndodh tek i fejuari juaj, gjë që e bën më të lehtë apo të përkohshëm këtë mosfunksionim dhe ne jemi shumë optimistë për riparimin dhe zgjidhjen e tij. Prandaj, do t’ju thoja që të mos e lini të vazhdojë kështu ky problem; më kontaktoni dhe ju siguroj që mjekimi dhe rezultati pozitiv do të jetë shumë i shpejtë. Ju mirëpres!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

SPARTAK NGJELA: Pse Meta e Rama po luajnë me ndjenjat e shqiptarëve per fotografinë e Enver Hoxhës?

Next Post

Ju kërkojmë ndjesë!

Advertisement