Muaji i mjaltit
Një çift që është në udhëtimin e muajit të mjaltit, futet në hollin e një hoteli luksi, kur, papritur një bionde shumë seksi i afrohet burrit, i buzëqesh ëmbëlsisht, e përqafon me shumë dashuri, e puth me pasion dhe ikën duke u tundur… Heshtje varri. Pas kësaj, bashkëshortja pyet me inat:
– Kush ishte ajo shtriga?
Ai: – Qetësohu e dashur! Imagjino sa të vështirë do ta kem t’ia shpjegoj asaj se kush je ti…
Vëllai i madh
Dy fëmijë luajnë në borë me një slitë. Mamaja i sheh dhe i drejtohet djalit të madh:
– Dëgjo shpirti, nuk duhet të luash vetëm ti. Bëjeni me radhë, njëherë njëri, njëherë tjetri…
– Atë po bëjmë! – Shpjegon djali. – Unë e përdor për të zbritur, kurse ai për t’u ngjitur…
Peshkatari
Një të diel në mëngjes, Agimi shikon shokun e tij, Jetmirin, ulur pranë shkallëve. Duke e ditur se ai ishte i apasionuar pas peshkimit, e pyet me habi:
– Jetmir, si ka mundësi që nuk ke shkuar për peshk sot?
– Sepse jam i sigurtë që nuk kisha për të zënë kokërr peshku!
– Ou?! E nga e mësove këtë?
– Sapo lexova horoskopin që thoshte se sot, do të ishte ditë me fat për peshqit…
Sa peshon?
Beni: – Mami, sa peshon bilbilushi im?
– Beni, ti je akoma i vogël, kështu që them se do të peshojë nja njëzet gramë…
– Po ai i babit?
– Eh, shumë mor bir, shumë… Aq shumë sa, të dy së bashku, nuk arrijmë ta ngremë dot.