Mos bëni sikur nuk e dëgjoni komshiun që bën seks me zhurmë. Ashtu si bëni ju në netët më të mira, bën ai në ato më të këqijat që kalon… Kështu, pra, shumë prej nesh i kanë dëgjuar tingujt e pakëndshëm që lëshojnë fqinjët gjatë natës, bile disa edhe kanë guximin t’ua thonë në ashensor: “Dëgjohet gjithçka në pallat, sidomos natën…”. Pikërisht për këta komshinj është krijuar në platformën Tumblr blogu “Fqinjët e mi bëjnë dashuri”. Edhe ju, për t’u hakmarrë, mund të postoni në blog regjistrimin e zhurmës që bëjnë fqinjët tuaj kur bëjnë dashuri. Megjithëse është në kufijtë e prekjes së jetës private, mbase ky Tumblr do t’i bindë fqinjtë të mos bëjnë zhurmë gjatë seksit… Dhe, nëse vazhdoni të rrini pa gjumë natën, të paktën do të keni me çfarë të qeshni ditën…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *