Indiani
Një indian shkon në një zyrë dhe i thotë nëpunësit:
– Mirëdita. Më quajnë Kali i Madh i Hekurt që duke shfryrë ecën në një rrugë të hekurt, të shtrirë në një stepë pafund… Kam ardhur këtu sepse vendosa të ndryshoj emër!
– Vërtet? E si doni t’ju quajnë, tani e tutje?
– Tren!

Te mjeku
– Zonjushë, zhvishuni plotësisht!
– Të zhvishem? Por kolegu juaj, para pesë minutash, më tha se gjithçka ishte perfekte tek unë!
– Edhe unë kështu mendoj, ndaj dua që të zhvisheni…

Përvjetori i martesës
Ditën e përvjetorit të martesës, një inxhinier i bën surprizë së shoqes një darkë në restorantin më të mirë në qytet, që është edhe klub nate. Gruaja është shumë e kënaqur, deri në momentin kur, sapo futen brenda, pronari e përshëndet shumë miqësisht burrin:
– Përshëndetje inxhinier! Si jeni? Për ju, kemi tavolinën më të mirë!
Gruaja: – I dashur, më duket sikur ju të dy njiheni…
– Oh, jo, e dashur, gabohesh…
Gjatë zhveshjes, striptistja i drejtohet publikut: “Po sutjenat, kujt t’ia japim?” dhe të gjithë bërtasin njëzëri: “Inxhinierit! Inxhinierit!”. Pak më vonë: “Po mbathjet, kujt t’ia japim?” dhe të gjithë: “Inxhinierit! Inxhinierit!”.
Atëhere, gruaja nuk mban më dhe bërtet: – Kjo është e padurueshme! Të gjithë të njohin dhe kjo do të thotë se ti vjen këtu përnatë. Mjaft më! Dua të shkojmë në shtëpi!
Burri pranon, dalin dhe marrin taksi e, ndërsa gruaja vazhdon ta shajë para e mbrapa, taksisti kthehet nga burri dhe i thotë:
– Ah, more inxhinier! Kemi marrë gjithmonë me vete prostituta, po kjo sonte qenka bishë fare!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *