Politikani
Një politikan po kalon rrugës, kur ndalet nga një hajdut, i cili i drejton pistoletën dhe i thotë:
– Nuk kalon këtej, po s’më dhe kuletën!
– Të lutem, – ia nis politikani, – unë jam politikan i njohur…
– Oh, më falni atëhere zotëri, mund të kaloni… unë nuk i vjedh kurrë kolegët e mi!
Konkursi
Dy të moshuar vendosin të bëjnë një garë se kush e çon urinën më larg. Shkojnë pas një peme, bëjnë urinën dhe njëri thotë:
– M’u lagën këpucët…
– Fitove ti! – ia pret tjetri.
Adoleshenti
Pas një grindjeje të rëndë me prindërit, adoleshenti nis të bërtasë:
– Dua të argëtohem! Dua aventura, para dhe femra! Në këtë shtëpi, të gjitha këto më mohohen, kështu që po iki dhe as mos e çoni nëpër mend të më ndaloni…
Sa thotë këto fjalë, djali i drejtohet portës së shtëpisë, kur sheh të atin që po e ndjek.
– Thashë të mos përpiqeni të më ndaloni!
– E kush do të të ndalojë? Më prit një minutë, se do të vij dhe unë me ty…
Bashkëshorti
Burri, i dehur, kthehet në shtëpi në orën tre të mëngjesit dhe e shoqja, që po e pret zgjuar, i sulet:
– Të duket kjo ora e përshtatshme për të ardhur në shtëpi?
– E dashur, po ky është i vetmi vend i hapur në këtë orë…
Evolucioni
Ke dhimbje koke?
Viti 2000 para erës së re – …haje këtë bimën!
Viti 1000 pas erës së re – …bima nuk të bën asgjë… lutju Zotit që të shërohesh!
Viti 1850 – …lutja nuk të shëron… pije këtë lëngun!
Viti 1940 – …lëngu nuk të shëron… pi këtë tabletën!
Viti 1980- …tableta ka efekte të rënda anësore… merr këtë antibiotikun!
Viti 2000 – …antibiotiku shkatërron sistemin tonë imunitar… kërko mjekime natyrale; haje këtë bimën!
Në restorant
– Kamerier! Ky biftek qenka shollë!
– Pse kështu, me pesë mijë lek, ti deshe të të sillja të gjithë këpucën?
Gjumi
Dy miq përballen me njëri-tjetrin:
– Kam marrë vesh se ke fjetur me time shoqe. Është e vërtetë?
– Jo, nuk është e vërtetë! Ajo nuk më la të mbyllja sy gjithë natën!
Qeni dhe krokodili
Një qen, po bënte shëtitje buzë lumit, kur një krokodil, që e sheh nga larg, nis të tallet me të:
– Tung, thes pleshtash!
– Tung, çantë e bukur!