Gjendja dashurore të bën të ëndërrosh për një dashuri që zgjat përgjithmonë, për një bashkim të përjetshëm. Po lidhja juaj, është e qëndrueshme dhe e fortë, apo e brishtë dhe e kërcënuar? Këshillohet ta bëni testin në çift dhe më pas të krahasoni rezultatet. Ato do t’ju shtyjnë të diskutoni në çift, gjë që është edhe qëllimi i testit tonë…

1. Çfarë ju bën të jeni së bashku:
a. Koha
b. Liria që i jepni tjetrit
c. Pasionet e përbashkëta
d. Momentet e zbavitjes

2. Seksi në një çift, shërben për të…
a. …thelluar lidhjen
b. …qetësuar stresin e jetës së përditshme.
c. …penguar tjetrin të bëjë dashuri gjetkë
d. …zbuluar anët e fshehta të tjetrit.

3. Në një lidhje dashurore, tjetri është:
a. Një shok jete
b. Një partner
c. Një bashkëpunëtor
d. Një shok loje.

4. Jeni të dashuruar kur:
a. Plotësoni njëri-tjetrin.
b. Kuptoheni reciprokisht
c. E pranoni njëri-tjetrin ashtu si jeni
d. E dëshironi njëri-tjetrin.

5. Partneri juaj merr një vit leje nga puna:
a. Ju përpiqeni të kuptoni motivin.
b. Ju vendosni të bëni të njëjtën gjë
c. Ju mendoni si të vazhdoni të keni të njëjtin nivel jetese.
d. Ju i thoni vetes: «Ç’është kjo tani?»

6. Partneri refuzon ngacmimet tuaja seksuale:
a. Ju e kuptoni dhe prisni një moment më të përshtatshëm
b. Përpiqeni të flisni me të, për të kuptuar çfarë po ndodh.
c. Mundoheni ta eksitoni me çdo mënyrë.
d. I propozoni të shkoni në kinema

7. Në cilën fushë duhet të jesh medeomos në diapazon me tjetrin:
a. Në sensin e thellë të jetës
b. Në edukimin e fëmijëve
c. Në ideologji
d. Në zbavitje
8. Lidhjet seksuale jashtë çiftit janë:
a. Një sprovë që duhet kapërcyer
b. Një hapësirë lirie.
c. Një kalim i detyruar
d. Ndarje e sigurtë

9. Keni një shumë të madhe parash në dispozicion për të harxhuar për çiftin tuaj. Vendosni:
a. T’i bëni një dhuratë partnerit
b. Të rregulloni kuzhinën.
c. Të bëni një udhëtim në Egjipt
d. Të darkoni në një restorant shik.

10. Keni dëshirë të kaloni një mbrëmje të qetë në shtëpi, por partneri ju propozon të dilni me disa miq:
a. Bëni një përpjekje për t’u motivuar.
b. Përpiqeni ta bindni të rrini në shtëpi
c. I thoni vetes se dëshirat tuaja nuk përputhen kurrë!
d. E lini të shkojë pa ju.

11. Imagjinoni çiftin tuaj pas 10 vjetësh. Ai do të jetë:
a. Më i pjekur dhe më i bukur
b. Si sot, pa asnjë ndryshim.
c. Më të dashuruar
d. Nuk arrini ta imagjinoni çiftin tuaj pas 10 vjetësh!

12. Ju vendosni të blini një shtëpi së bashku pas 5 vjetësh:
a. Shtëpia do të jetë e qëndrueshme si çifti juaj
b. Këtu apo gjetkë, prapë do të jeni të lumtur.
c. Është një fillim i ri i mundshëm
d. Ky angazhim ju fut frikën.

13. Një çift që janë bashkë prej 20 vjetësh tregon:
a. Një qetësi të madhe
b. Një dashuri të madhe reciproke
c. Një arritje
d. Një rutinë të gjatë

14. Për ju, cili është subjekti i bisedës më tabu në gjirin e çiftit:
a. Ish-ët
b. Familja
c. Ndjenjat
d. E ardhmja

Rezultatet
Nëse keni më shumë përgjigje a. Jeni një çift maratonist
Profili juaj: Çifti juaj e ka jetën e gjatë. Sprovat e jetës ju i përballoni së bashku, zgjidhjet e problemeve gjithashtu i gjeni bashkë, me një lloj qetësie dhe një inteligjencë lidhjeje të dukshme. Cilado qoftë forca e takimit të parë, ajo është ende aty! Koha është aleati juaj, pasi dini të përdorni arsyen dhe humorin, aty ku të tjerët përdorin xhelozinë dhe tensionin. Ju ia keni dalë mbanë ta bëni çiftin tuaj njëkohësisht një ekip të qëndrueshëm dhe një aventurë jete. Jeni marinarë të gatshëm të përballoni udhëtimet e gjata dhe ia lini njëri-tjetrit timonin, pa problem. Kështu, anija e lidhjes suaj i përballon edhe furtunat më të fuqishme. Me sa duket, ju keni ditur t’i shpëtoni kurthit të lidhjes me shkrirje te njëri-tjetri dhe të ruani secili identitetin e vet, edhe në gji të çiftit.
Çfarë të bëni: Gjithë kjo është shumë e mirë, por duhet të bëni kujdes që të mos bini në rutinë. Fakti që gjërat shkojnë mirë, nuk duhet t’ju bëjë të flini gjumë. Rrini të qetë, por ruani njëfarë vigjilence, që të mos e lini veten dhe lidhjen pas dore. Ju e njihni njëri-tjetrin tashmë dhe e dini se çfarë është e mirë për njërin dhe për tjetrin. Dashuria juaj është e qëndrueshme dhe do të vazhdojë të jetë reale, nëse e ngacmoni herë pas here!

Nëse keni më shumë përgjigje b. Jeni një çift në ecje
Profili juaj: Te ju janë bashkuar të gjithë përbërësit e nevojshëm për ta bërë kohën aleatin tuaj. Me siguri, çifti juaj është në një fazë ndërtimi aktiv. Ai i shpalos krahët si një shqiponjë në qiellin blu dhe të qetë. Ju jeni në ecje dhe çdo mundësi për të qenë së bashku, për të ndarë bashkë eksperiencat, të qeshurat dhe emocionet, e kapni me shumë entuziazëm dhe kënaqësi të përbashkët. Ky zbulim i lumtur i vetes nëpërmjet lidhjes zhvillon narcizizmin tuaj dhe ju keni përshtypjen e një qëndrueshmërie më të madhe. Nganjëherë, dukeni shumë të ngjitur me njëri-tjetrin, por pastaj e kuptoni se tjetri ka nevojë për hapësirat e veta, që çifti të marrë frymë lirisht.
Çfarë të bëni: E gjithë kjo duket shumë pozitive, por mos harroni se jeni në ndërtim e sipër dhe që ndërtesa e lidhjes suaj ende nuk ka mbaruar. Bazat janë të qëndrueshme, por ekzitojnë edhe shumë brishtësi. Disa tregues lënë të nënkuptosh se mjafton një gjë e vogël që lidhja të lëkundet. Me një fjalë, duhet të pajiseni me shumë durim dhe të vazhdoni të kultivoni mirëkuptimin reciprok. Afirmoni dhuntitë tuaja, mos e lini kohën të gërryejë afërsinë që ju lidh dhe jini radikalë, kur e përditshmja dëmton bashkëjetesën tuaj. Këto këshilla duhen marrë parasysh për të konfirmuar cilësitë tuaja dhe dëshirën tuaj për të patur një lidhje jetëgjatë.

Nëse keni më shumë përgjigje c. Çiftit tuaj i mungon oksigjeni
Profili juaj: Lidhja juaj është e lëkundur dhe mundësia për të kaluar të ardhmen se bashku, duket pak e largët. Megjithëse keni kaluar së bashku momente të paharrueshme, ju duket e pamundur të rigjeni zjarrin e dikurshëm. Gjithçka ju duket e mërzitshme dhe gri. Pa dyshim, ju bëni përpjekje për t’i shtuar jetës së përditshme ide të reja, por duket sikur është e pamundur të rigjallëroni flakën që ju bashkon. Ju keni filluar t’i bëni vetes pyetje për jetëgjatësinë e lidhjes. Komunikimi mes jush nuk është prerë ende, megjithatë, sa herë flisni së bashku, e bëni për të konstatuar vështirësitë që keni në rigjetjen e mirëkuptimit të dikurshëm. Megjithatë, ju ndjeni që thëngjinjtë e dashurisë suaj janë ende të nxehtë dhe nuk duhen shumë gjëra për të rigjetur shkëmbimin e vështrimeve plot dëshirë dhe gëzim.
Çfarë të bëni: Në këto raste, gjëja më e mirë është të mos hezitoni të konsultoheni me një terapeut çifti. Këndvështrimi dhe opinionet e tij të jashtme do t’ju ndihmojnë të gjeni zgjidhje aktive për ju. Duhet të fusni krijimtari në lidhjen tuaj. Ndërtimi dhe qetësia e një çifti janë rezultat i një pune të vazhdueshme e të madhe dhe momentet gri që ju kaloni, mund të jenë kalimtare, nëse pranoni të fusni risi dhe pak çmenduri në një lidhje shumë dramatike dhe të mërzitshme. Shkundeni palmën; do të shihni se prej saj do të bien fruta befasuese!

Nëse keni më shumë përgjigje d. Jeni një çift jetëshkurtër
Profili juaj: Ju nuk doni të keni një lidhje jetëgjatë! Keni vendosur të mos e harxhoni energjinë tuaj në vullnetin e fortë që duhet për ta zgjatur lidhjen tuaj. Ju sërfoni mbi dallgën e dëshirës dhe hezitoni mes lidhjes dhe një lloj lirie. Ju flisni rregullisht për fantazitë tuaja dhe ato vënë në skenë partnerë të tjerë: Ish-ët tuaj, miqtë, fqinjët, kolegët… Kjo ju zbavit, por mund të jetë edhe shenjë e një lloj vështirësie lidhjeje, e cila nuk do ta përballonte faktin e bërjes së tyre realitet. E qeshura është dhuntia juaj dhe është diçka e mirë, por humori sistematik mund të fshehë një lloj hidhërimi ose një vështirësi për të folur seriozisht. Qofshit në fillim të lidhjes, apo jo, duket se ju prisni nga tjetri të marrë përsipër rrezikun për ta çuar më tutje lidhjen. Mbase qëllimi juaj në lidhje është të mos shkoni përtej tre viteve, gjatë të cilëve thuhet se dashuria ekziston dhe është në kulmin e saj.
Çfarë të bëni: Nëse jeni bashkë për më shumë se tre vjet, duhet t’i bëni vetes pyetjen se çfarë doni të bëni me njëri-tjetrin, të vazhdoni apo jo. Mbase doni të vazhdoni të keni një lidhje të tillë, pa angazhime… sepse nuk doni të ndaheni apo të largoheni nga njëri-tjetri, gjë që, gjithsesi, do t’ju bënte të vuanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *