Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Morena Taraku u përgjigjet thashethemeve: Përse jo me Bleron?

Simpatike, elegante, Miss, prezantuese, imazh publicitar dhe, së fundi, edhe këngëtare; vajzës zeshkane nuk i mungon asgjë për të qenë një shougërl. Kënga dhe klipi “My love” që sapo ka realizuar në bashkëpunim me Bleron është pëlqyer shumë, por është shoqëruar edhe me thashethemin se mes atyre të dyve kishte një lidhje dashurie. Kjo i ka shqetësuar së shumti të dy këngëtarët dhe vetë Morena, ndër të tjera, në këtë intervistë, flet edhe për këtë çështje. E dimë që publiku shqiptar e njeh pak vajzën që praktikon karatenë, ndaj më poshtë mund të lexoni bisedën me të…

– Morena, kur folëm bashkë, ndodheshe në Paris. Cila është arsyeja e vajtjes tënde atje? Çfarë ka të bukur në këtë periudhë Parisi?
– Isha për pushime dhe për punë, njëkohësisht. Gjithçka është e bukur si vetë Parisi. (Buzëqesh)
– Udhëton shpesh? Ku, më tepër?
– Udhëtoj, por nuk kam ndonjë vend të caktuar në të cilin shkoj më shpesh.
– Ndërkohë, sapo ke publikuar këngën dhe klipin tënd të parë “My love”, në bashkëpunim me Bleron. Si u krijua kjo këngë?
– Si të gjitha këngët e tjera, me idenë e të dyja palëve në bashkëpunim. Kështu mori jetë kënga “My love” e cila siç edhe e keni parë, është pëlqyer shumë.
– Pas disa eksperiencave, pjesëmarrjeve, çmimeve në modeling, së fundi, ti provon edhe në muzikë. Kishe kohë që e kishe menduar të merreshe me muzikë apo erdhi shumë natyrshëm?
– Në fakt, kisha kohë më parë që kisha menduar. (Buzëqesh)
– Pse pikërisht me Bleron?
– Po, përse jo me Bleron?
– Momente të bukura kanë qenë për ty urimet dhe komplimentet për këngën dhe klipin, por një moment i pakëndshëm ishte thashethemi për ju të dy…
– E kam cek më herët dhe nuk kam kohë të merrem me gojëdhëna të rreme. Ajo nuk ishte asgjë përpos një turp i pashlyer për disa nga gazetarët e sotëm.
– Duke marrë spunto nga titulli i këngës, po përjeton një histori dashurie Morena?
– Çdonjëri dashuron, dashuri mund t’i falësh familjes, shoqërisë, të dashurit, maces, qenit, këngës dhe, po të të them “Jo”, do të gënjej. (Buzëqesh) Çdo krijesë e gjallë dashuron dhe fal dashuri.
– Secila nga femrat e krijon në mendjen e saj imazhin e djalit të duhur. Si është imazhi që ke krijuar ti për të?
– S’e kam menduar ende… Shoh pak ëndrra. (Qesh)
– Detajet, veprimet që duhet të bëjë një mashkull që të të bëjë ty të ndihesh mirë?
– Nuk kërkoj asgjë më shumë sesa edukata bazë.
– Duhet të besojmë ende sot në dashurinë e sinqertë? Ti, e ke përjetuar një të tillë?
– Çdo gjë që ka jetuar dikur, jeton ende. Pse të mos besojmë?!
– Je zgjedhur “Miss Kosova 2010”, “Miss Liberty of the VVorld 2012”, ke marrë pjesë në “Miss Earth 2010”, ke përfaqësuar Shqipërinë në “Miss VVorld 2012”, ke provuar aventurën në “Vip Shpija 3”, ke prezantuar “Video Festin Muzikor” si dhe je imazh publicitar i DigitAlb. Po për vetë Morenën, çfarë duhet të dimë që ta njohim më mirë?
– Koha i fal më shumë publikut, kështu që më mirë ia lëmë kohës. (Buzëqesh)
– Ti jeton me babain, i cili është regjisor i njohur në Kosovë. Ma përshkruaj si është jeta e një vajze që jeton vetëm me babain?
– Unë jetoj me babin dhe vëllain. Jeta me ta është jeta më e përkryer. Falë Zotit, jam pjesë e asaj familjeje.
– Thonë që vajzat janë shumë të lidhura me baballarët. Ti dukesh që ke një lidhje të veçantë me babin dhe, me siguri, flet për gjithçka me të. Cilat janë ato gjëra që Morena i mban vetëm për vete dhe që nuk i bisedon dot me babin?
– Po, flas për gjithçka, përveç gjërave që e tejkalojnë respektin. Nuk e di çdo gjë që duhet të dijë për mua.
– E ndjen veten një vajzë të llastuar?
– Jo, e ndjej veten vajzën më të lumtur, kur jam pranë tij.
– Ku është tolerant dhe ku jo, babai? Për shembull, çfarë është e ndaluar për ty?
– Babi është tolerant aty ku duhet dhe, nuk është, aty ku nuk duhet. Besoj se kjo e përmledh më së miri idenë.
– Në ç’momente e ndjen më shumë mungesën e nënës?
– Vetëm kur gjendem larg përqafimit të babait.
– Miss, prezantim, muzikë dhe karate. Në fakt, jam kurioze të flasim pak për këtë të fundit. Çfarë të shtyu të merreshe me karate? Janë të pakta vajzat që e ushtrojnë këtë lloj sporti…
– Vetë ajo që the dhe ti, fakti që vajzat që merren me këtë sport janë të pakta.
– Ka patur ndonjë moment që të është dashur ta përdorësh karatenë për vetëmbrojtje?
– Po (qesh), gjatë garave.
– Tashmë, i je futur muzikës… Mendon të vazhdosh gjatë me të?
– Nuk mendoj, do të vazhdoj…
– Je shprehur se nuk ke nevojë për një menaxher ndërkohë që për një këngëtare roli i memaxherit është i rëndësishëm. Do të thotë kjo që menaxhimin tënd ia ke lënë babait apo arrin ta bësh çdo gjë vetë?
– Babi im asnjëherë nuk është përzier në karrierën time, jam e vetëdijshme për çfarë të synoj.
– Për çfarë të këshillon më tepër babai?
– Mos ta ndal dashurinë që ia dhuroj çdo ditë. (Qesh)
– Kam kuptuar që ti beson shumë në Zot. Agjëron, falesh apo beson sipas mënyrës tënde?
– Besoj, por besoj për veten dhe jo që të flasin të tjerët. Bëj të gjitha ato që kam obligim.
– Për ç’arsye do të vendosje të bëheshe murgeshë?
– S’do të bëhesha kurrë sepse jam muslimane dhe fenë time s’do ta tradhtoja kurrë.
– Ti bën pjesë te vajzat që kujdesen shumë për paraqitjen. Për çfarë nuk kursen kurrë?
– Për rroba. (Qesh)
– Kur ndodhesh në shtëpi, si e kalon kohën?
– Normalisht, ashtu siç mund ta kalojnë të gjithë të tjerët.
– Kur ndodh të gatuash vetë, cili është gatimi që të vjen i pari në mendje (përveç vezës së zier)?
– (Qesh) Penne më pëlqen të gatuaj.
– Unë kafshët i dua shumë dhe më pëlqen fakti që edhe ti kujdesesh aq shumë për macen tënde e cila besoj se është antistresi më i mirë për ty. Sa e lidhur je me to?
– Kafshët janë engjëj dhe moskujdesi ndaj tyre tregon karakterin e gjithsecilit. Falë Zotit, kam zemër që, kur kam në dorë kafshët, ndihem e lumtur.
– Si do ta mbyllje këtë bisedë Tiranë-Paris?
– Përshëndetje Tirana e bukur!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Pse është kaq e rëndësishme mëlçia?

Next Post

Tuna, pjesëmarrëse në “Dancing with the stars”

Advertisement