Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Me ke shenje shkon Ujori?

Ujori-Peshorja
Një lidhje miqësore mes Ujorit dhe Peshores është sipërfaqësore. Ata mund të kuptohen me njëri-tjetrin, por vetëm kaq. Është e sigurtë se nuk do t’i telefonojnë njëri-tjetrit dhjetë herë në ditë për t’i thënë gjithçka dhe çfarëdo gjëje. Gjithashtu, nuk ka shans që të dalin të dy darkave nëpër pabe apo klube. Miqësia mes dy shenjave do të kufizohet me ndonjë koment të shkurtër në Facebook, në faqet reciproke. Edhe nëse do të ndahen, do të ndahen si miq, pa grindje dhe shamatara, sepse nuk është në karakterin e tyre. Ata nuk do të investojnë kurrë në këtë lidhje aq shumë sa të vuajnë më pas nga ndarja.

Ujori-Akrepi
Miqësia mes Ujorit dhe Akrepit nuk është e këshillueshme. Ujori inteligjent dhe dinak do të përfitojë me siguri nga naiviteti i Akrepit dhe ky i fundit, do ta kuptojë me kalimin e kohës. Në një mbrëmje, Ujori mund të tallet lehtësisht me Akrepin, për t’u dukur në sytë e të tjerëve. Akrepi do të kujtojë se është një shaka e thjeshtë, por më vonë, do të kuptojë keqdashjen e Ujorit. Me një fjalë, kjo miqësi nuk është e këshilluar, sidomos për të mirën e Akrepit.

Ujori-Bricjapi
Ujori dhe Bricjapi mund të jenë miqtë më të mirë të botës, sepse e vlerësojnë reciprokisht njëri-tjetrin. Secili ka cilësi që plotësojnë ato të tjetrit. Binomi Ujor-Bricjap është shumë i mirë për të pasur sukses në mësime, për të luajtur me letra, ose për të fituar një turne tenisi dyshe. Në një mbrëmje mes miqsh, të gjithë do ta kenë zili miqësinë dhe mirëkuptimin e Ujorit dhe Bricjapit. Kjo miqësi mund të transformohet nganjëherë në një histori të bukur dashurie.

Advertisement

Ujori-Ujori
Dy Ujorë janë bërë për të qenë miqtë më të mirë të botës. Ata janë të gatshëm për të bërë shakara, duke kaluar momente të bukura së bashku. Bile nganjëherë e teprojnë deri në atë pikë sa mund të humbasin gjithë miqtë e tjerë dhe të mbeten vetëm të dy, gjë që nuk i shqetëson aspak. Ata mund të shkojnë bashkë në kinema, festa, klabe, pra, mund të zbaviten dhe të kalojnë momente shumë të këndshme së bashku.

Ujori-Peshqit
Nuk rrezikon të mërzitesh nëse ke një Peshqit dhe një Ujor në grupin tënd të miqve. Që të dy janë fantazistë dhe kanë gjithmonë histori zbavitëse e aventura për të treguar gjatë bisedave me shoqërinë, të cilat u pëlqejnë të dyve. Peshqit dhe Ujori kanë shije shumë të ndryshme dhe mund të ndjehen mirë edhe duke pirë një kafe, ose duke vajtur në teatër, apo duke shëtitur në natyrë. Ujori gjithashtu mund ta tërheqë mikun e tij Peshqit në ndonjë mbrëmje bamirësie, të cilat i pëlqejnë aq shumë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Eno Popi do të prezantojë Big Brother?

Next Post

Pse nuk keni kurrë kohë?

Advertisement