Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Më kanë dëmtuar detergjentët?

– Jam Klaudia dhe kam një pyetje për doktoreshë Albanën. Ka një muaj që dora e djathtë më është bërë e kuqe dhe me të çara. Ko më ka ndodhur sepse kam përdorur detergjentë për larje nga të gjitha llojet. Theksoj që kam patur edhe doreza dhe pjesa që më është bërë me të kuqe ndodhet aty ku mbërthehet byrzylyku. Si ta shmang këtë problem që kam dhe çfarë mund ta ketë shkaktuar?

Dr. Albana Lufi, mjeke – dermatologe: – Duke iu referuar shqetësimeve tuaja besoj se bëhet fjalë për dermatitin irritativ të kontaktit, që është një reaksion inflamator i lëkurës i shkaktuar si rezultat i veprimit të përsëritur të detergjentëve të ndryshëm dhe nga shumimi i veprimit të tyre dëmtues. Kontakti me mjekun dermatolog është i nevojshëm për të saktësuar diagnozën (dermatit kontakti ose ekzeme) dhe për të marrë mjekimin e duhur, i cili ndryshon në varësi të stadit të patologjisë. Krahas mjekimit, është i nevojshëm edhe evitimi i kontaktit me detergjentët dhe përdorimi i dorezave. Mostrajtimi i duhur do të acaronte më tepër shenjat në lëkurë, ku krahas alergjizimit, mund të shfaqen shenja të infeksioneve bakteriale.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Vuaj nga sëmundja Bazedov

Next Post

Genc Salihu, trajneri i spektaklit “The Voice Of Albania 4” Ja, çfarë mund të presin konkurrentët nga unë!

Advertisement