– Doktor Evi, kisha një pyetje për ju sepse kam një problem që më shqetëson shumë. Kur bëj marrëdhënie seksuale me të dashurën, kam çrregullim në ereksion, organi ulet dhe ngrihet disa herë. Kam po kështu kontraktime dhe më kullon herë pas here. Akti seksual nuk më zgjat më shumë se 3 minuta. Jam vërtet shumë i shqetësuar dhe nuk di si të veproj. Jam 32 vjeç.
Dr. Evi Dani, seksolog-androlog: – I nderuar 32 vjeçar, me këto të dhëna që paraqisni ju, mendojmë që kemi të bëjmë me një impotencë seksuale, kur një mashkull nuk ka ereksion të penisit dhe mbajtjen e tij në kohë gjatë një akti seksual dhe të aftë për penetrim. Ju po vuani një impotencë seksuale, çrregullim ky që mund të jetë i formës psikologjike apo organike. Impotenca në formë psikologjike prek kryesisht moshat e reja. E kundërta, në formë organike, prek moshat mbi 40-50 vjeç. Me sa po kuptoj, ju mund të keni një çrregullim të faktorit psikologjik. Në këtë rast, ju duhet patjetër një konsultim me mjekun specialist për të kaluar këtë moment që është i përkohshëm dhe për të arritur në normalitet. Tashmë, këto lloj problemesh që kanë të bëjnë me impotencën, kryhen me sukses. Vetëm se, nuk duhet ta lini pas dore këtë problem, por të bëni sa më shpejt një konsultë dhe vizitë tek andrologu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *